E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Demokratike humbet thelle edhe proporcionalin

Keshillat e bashkive

Shqiperia blu si perspektive ribalancuese ndaj humbjes se kandidateve demokrate ne shumicen e qyteteve kryesore te vendit duket se mbetet e zymte ne mos e pamundur. Krahas shifrave jo pozitive te zbardhura deri me tani ne garen direkte per drejtimin e pushtetit ekzekutiv te njesive administrative duket se e njejta panorame ndonese jo ne te njejta raporte po profilizohet edhe ne voten per keshillat ndryshe vota ne proporcional. Ky gjykim mund te nxirret nga matematika provizore e shifrave qe pasqyrohen ne faqen zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe qe per pasoje jane zyrtare. Nisur nga realiteti i perqendrimit te popullsise ne qytete dhe vlera politike e votes ne keto njesi shifrat e ofruara ne kete vleresim nuk perfshijne komunat apo ato bashki periferike per nga numri i zgjedhesve por vetem bashkite kryesore ato te dytat por me popullim te konsiderueshem si dhe disa komuna afer Tiranes qe jane ne prag te konvertimit ne qyteza. Po keshtu perllogaritja nuk perfshin voten per keshillat e minibashkive te kryeqytetit te cilat jane ende ne proces numerimi pa harruar ketu se per te 43 njesite qe jane marre ne konsiderate ne disa prej tyre ky nuk eshte nje rezultat perfundimtar per shkak te nje numri minimal kutish te pahapura.

Shqiperia roze rilind LSI PDIU shtrirje kombetare

228262 vota per Partine Socialiste 167593 vota per Partine Demokratike 50786 per Levizjen Socialiste per Integrim dhe 31723 per Partine per Drejtesi Integrim dhe Unitet. Ne 43 njesi te perfshira deri me tani ky eshte rezultati qe jepet per keshillat duke ofruar qe ne pamje te pare nje perceptim te qarte per epersine e socialisteve madje e tille saqe erreson dhe shtron pikepyetje edhe diferencen e ngushte mes dy kandidateve ne Tirane. Nese do te hiqet si rast Kavaja thuajse ne te gjitha njesite ku PS-ja ka fituar me kandidatet e vet po keshtu ka rezultuar edhe per keshillat nje prirje e qarte refuzuese ndaj demokrateve te cilet veshtire se mund te shpresojne ne nje kryqezim shifrash si ne vitin 2007. Shqiperia blu e asokohe ne fakt nuk i referohej sikunder tani numrit te votave te mbledhura ne total qe shkonte 271705 kundrejt 305582 te PS-se por shperndarjes se mandateve neper keshilla e cila favorizoi demokratet te ndihmuar edhe nga kalimet e keshilltareve te Levizjes Socialiste per Integrim. Perfundimi politik i ketij ballafaqimi qe ende ka se cfare te perfshije ne shifrat e veta perfaqesuese shkon vetiu te nje fitore e socialisteve dhe rikonfirmimi i tyre edhe ne planin e perfaqesimit. Ketu vendimtare per arsyetimin politik te kreut te qeverise eshte rezultati ne komuna te cilat pak gje thone realisht per prirjen politike te shoqerise per arsye te numrit te vogel te zgjedhesve.

Por nese pesha e dyshes kryesore do te mbetet gjithsesi e pasfidueshme jane dy forcat politike qe marrin terren dhe ripermasojne skenen politike ne vend. Keshtu LSI-ja duket se nuk e ka perjetuar shume keq tradhtimin e 83 mije zemrave per te perdorur nje thenie te kreut socialist teksa deri me tani ka te konfirmuara rreth 51 mije vota. Rrjedhimisht partia e Ilir Metes rihyn ne skene madje me perfaqesim thuajse ne te gjithe vendin si nje force qe me keto shifra deshmon soliditetin e nje identiteti autonom dhe tanime jo variabel i subjekteve te medha. Nga ana e saj PDIU-ja edhe pse me nje theks programor te kufizuar ne nje ceshtje qe prek nje komunitet te caktuar ka provuar se teli nacionalist eshte nje prodhues i efektshem votash. Me rreth 32 mije vota deri me tani te marra thuajse ne te gjithe vendin PDIU hyn ne vendimmarrjen politike dhe administrative te vendit si nje force qe mund te shfrytezoje nacionalizmin si paradigme te aksionit te vet qe ka si synim finalizimin e ceshtjes came. Kjo arsye sikunder rivalja e LSI-se konfirmimi i PS-se dhe humbja thuajse e plote e PD-se vetiu e ben 8 majin si nje nga ditet me politike te tranzicionit edhe pse ende me nje te panjohur deri dje Tiranen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›