E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi i kufijve, policia e Kosovës masa të rrepta

PRISHTINË- Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për mediat ka bërë të ditur se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për aksionin e paralajmëruar për të shtunën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas komunikatës, polica tashmë ka hartuar urdhrin operativ të quajtur “Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë” me qëllim ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në vend.
“Me qëllim të ruajtjes së rëndit dhe qetësisë publike, Policisë së Kosovës në bazë të vlerësimeve nga aspekti i sigurisë, ligjërisht i lejohet dhe do t’i ndalojë të gjithë ata qytetarë që pretendojnë të vijnë nga shtetet fqinje e që përmes veprimeve të tyre te cenojnë sigurinë e vendit si dhe të prishin Rendin dhe Qetësine Publike. Policia gjithashtu paralajmëron se nuk do të lejohet asnjë bllokim të rrugëve si dhe asnjë qasje të protestuesve afër vendkalimeve kufitare dhe as bllokimi të tyre”,- thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se nesër, më 14 janar do zhvillojë aksionin më moton “Serbia nuk kalon”, i cili do të nisë më 14 Janar, ora 13:00 dhe nisja do të bëhet nga Merdara dhe ‘Dheu i Bardhë’.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›