E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës: Arrest me burg për zyrtarët e AKKP-së

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 zyrtarët e Agjesisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të cilët u arrestuan dy ditë më parë për korrupsion.
 

Kështu në seancën e sotme, trupi gjykues ka lënë në burg Altin Ceni, ish-jurist i AKKP, Merita Gjinali, ish-topografe AKKP, Dhimitër Papa, ish-topograf AKKP, Bledar Dërvishi, drejtor i AKKP, Njazi Ademi, topograf i licensuar si ekspert AKKP ndërsa Ali Aliaj, përgjegjës për sektorin juridik AKKP është shpallur në kërkim me akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
 

Zyrtarët e AKKP-së akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke përfituar nga pozita zyrtare dhe nëpërmjet falsifikimeve, i kanë kthyer trashëgimtarëve të familjes “Jenisheri” një pronë prej 79 dynym, duke e spostuar pronën e kthyer nga vendndodhja reale në bregdetin e Komunës Gos Kavajë, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte në arë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›