E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, drogë në autobus, pranga dy shoferëve

Strukturat e luftës Kundër Narkotikëve të Drejtorisë Rajonale për Kufirin & Migracionin Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë gjatë kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar Portual, në vijën e parë të automjeteve që do të mbarkoheshin për në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi gjatë zbatimit të procedurave të punës për analizën e riskut është vlerësuar që autobuzin e kompanisë "ARJANI" travel me targa AA 106 AB, të kontrollohet në mënyrë të imtësishme.
 

Nga kontrolli i ushtruar në këtë autobus në vendin e bagazheve, brenda një cante të zezë, të fshehura në një bidon plastik 5 L, i cili ishte i mbushur me ullinj janë gjetur 1.5 Kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit "Cannabis sativa" e cila do të trafikohej në drejtim të Italisë.
 

Në lidhje me këtë rast shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dy shoferët e autobusit, përkatësisht shtetasit:
" Feti MuÇka, 45 vjeç, lindur dhe banues në Fier
" Pirro Mërtiri, 52 vjec , lindur e banues në Fier
dhe po punohet për individualizimin e përgjegjsisë dhe identifikimin e kapjen e dërguesit të kësaj lënde narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›