E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot shënohet 99-vjetori i krijimit të policisë

Në 99-vjetorin e krijimit të policisë shqiptare, blutë pajisen me uniformat e reja. Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit i veshur me uniformën e re, në ceremoninë e përvjetorit të 99-të të policisë deklaroi se policia shqiptare ka bërë progres të madh dhe është shndërruar në një partner të rëndësishëm në luftën e krimit ndërkombëtar.
 

Nga ana e tij kryeministri i vendit Sali Berisha i pranishëm në këtë ceremoni duke vlerësuar kontributin e policëve të rënë në krye të detyrës deklaroi se policia shqiptare është shndërruar në një institucion të besueshëm.
 

Në 99-vjetorin ne krijimit të policisë së shtetit u shpërndanë edhe disa dekorata për të vlerësuar rezultatet në punë për disa punonjës të niveleve të ndryshme të policisë së shtetit, të cilët janë dalluar për përmbushjen e misioneve të vështira.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›