E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi i TikTok, Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin

Gjykata Kushtetuese ka në dorë fatin e dosjes penale ndaj Belinda Ballukut

Në seancën përmbyllëse, pala ankimuese e përfaqësuar nga shoqata “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” dhe “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri”, në argumentet përfundimtare e konsideroi vendimin si anti-kushtetues.

Sipas organizatave, vendimi i Këshillit të Ministrave kishte ndikuar mbi lirinë e shprehjes dhe shtypit, të drejtën e informimit, lirinë ekonomike dhe garancitë përkatëse të përcaktuara në Kushtetutë.

Nga ana e tij, Këshilli i Ministrave u mbrojt para gjykatës me pretendimin se vendimi kishte qenë i ndikuar nga interesi publik dhe kishte pasur si synim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Edhe pse Këshilli i Ministrave e shfuqizoi vendimin e saj për bllokimin e TikTok-ut në fillim të shkurtit, Gjykata Kushtetuese vijoi me shqyrtimin e çështjes në themel.

Qeveria vendosi në 6 mars 2025, për mbylljen e platformës për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve. Vendimi u pasua me një kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike (AKEP) për kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti në vend që të bllokojnë qasjen ne aplikacionin e Tik Tok në Shqipëri.

Organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vend dhe ato ndërkombëtare janë shprehur kritike ndaj vendimit të qeverisë, duke e parë si precedent të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe vendosjen e censurës, duke e çuar çështjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›