E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohen dy pakistaneze ne Portin e Durresit



DURRES - Policia Kufitare ndaloi dje ne Portin e Durresit dy shtetas pakistaneze qe po tentonin te kalonin ilegalisht kufirin shteteror. Burime zyrtare te policise kane pohuar se ndalimi i dy klandestineve eshte bere pas kontrolleve te ushtruara ne nje mjet transporti brenda ambienteve te Portit te Durresit. Sipas policise dy pakistanezet po tentonin te kalonin ilegalisht ne drejtim te Italise pasi nuk ishin pajisur me dokumente udhetimi. Dy te ndaluarit pritet te deportohen ne drejtim te vendit te origjines ndersa mesohet se kane hyre ilegalisht ne Shqiperi.

30 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›