Sot vendoset per ekstradimin e Almir Rrapos
TIRANE - Sot merret vendimi nese do te ekstradohet apo jo Almir Rrapo ish-sekretari i Ministrise se Puneve te Jashtme drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku akuzohet per krime te renda te kryera ne kuader te organizates kriminale. Gjykata e Tiranes e mori kete vendim pas pretendimeve qe shfaqi dje ne seance avokati i Rrapos i cili kerkoi mosekstradimin e tij. Sipas avokatit Ardian Visha nje prej veprave penale per te cilen mund te gjykohet ne SHBA klienti i tij nese ekstradohet eshte ai i denimit me vdekje.
Avokati kerkon qe Gjykata e SHBA-ve te sjelle me pare nje garanci qe klienti i tij nese ekstradohet nuk do te denohet me vdekje. Almir Rrapo gjendet ne qeli prej 2 korrikut 2010. Sipas aktpadise prej 37 faqesh dorezuar ne Gjykaten Federale te Manhatanit nga prokuroret dhe oficeret e FBI-se 27-vjecari akuzohet se eshte anetar i bandes se Krasniqit nje organizate nderkombetare e krimit e akuzuar per vrasje rrembim trafik te lendes narkotike dhe veprimtari te tjera te paligjshme ne Shqiperi e SHBA. Sipas Byrose Federale te Hetimeve organizata vepronte ne shume shtete te Amerikes si Nju Jork Micigan Konektikat.
30 Shtator 2010