E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia 100 vjecare e Himnit Kombetar permes nje dokumentari

Historia 100 vjeçare e Himnit Kombëtar është ekranizuar për herë të parë përmes realizimit të një dokumentari që është ide e dy emrave të njohur të kinematografisë shqiptare, Pirro Milkanit dhe Petrit Rukës. Realizimi i këtij dokumentari vjen në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë miratuar nga bordi i qendrës së Kinematografisë për festimet e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Dokumentari është në fazat e fundit dhe premiera do të shfaqet në edicionin e 13 të Filmit na bën me dije Ruka.

Ruka thotë se xhirimet kanë nisur nga Tirana në Vlorë, Himarë, Përmet e Gjirokastër. Por, në këtë histori një shekullore të himnit kombëtar nuk mungojnë as xhirimet në Rumani, aty ku u ngjiz himni ynë kombëtar. Ruka rrëfen momente të veçanta të shesh xhirimit.

Dokumentarit prej 50 minutash trajton 100 vjet histori duke sjellë fakte mjaft interesante dhe disa prej tyre të panjohura deri më sot mbi historinë e vërtetë të himnit shqiptar, i cili u soll në Shqipëri për të parën herë nga emigrantë, të cilët e patën mësuar përmendësh në Bukuresht, për ta kënduar në Shqipëri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›