Sherbetoret e Filipit dhe ata te Rames
Feti Zeneli
Filipi ka qene Mbret i Maqedonise ne vitet 382-336 para Krishtit. Tregojne se ai paguante dy sherbetore vetem t'i thene, njeri ne mengjes: "Filip, mos harro qe je njeri!" dhe tjetri ne mbremje: "Filip, je kujtuar qe je njeri!". Kesisoj, duke qene sa me njerezor ne veprimet dhe vendimet e tij mbreterore, Filipi i Maqedonise u be nje nga politikanet me te shquar te kohes dhe mbetet edhe sot e kesaj dite nje nga shembujt e vyer, prej te cilit mund te mesohet jo pak edhe nga politikanet dhe udheheqesit e diteve tona.
Te qenit njeri edhe ne veprimtarine politike eshte nje kriter i rendesishem qe tregon permbajtjen kombetare, qytetare dhe bashkekohore te kesaj veprimtarie. Nje lider i caktuar nuk mund te i suksesshem dhe i pranueshem ne aktivitetin e tij politik, nese ai nuk i sherben me ndjeshmeri interesit te pergjithshem shoqeror. Perderisa politika njerezore ka qene nje norme sjelljeje edhe ne kohet e barbarise dhe lashtesise, kur qyteterimi dhe edukata qytetare ishin ende fjale te panjohura per njerezit, sot as qe nuk vihet ne diskutim roli i saj ne jeten politiko-shoqerore te cdo vendi, sado i pazhvilluar qe te jete ai. Atje ku politika vuan prej mungeses se dimensionit te saj njerezor, shteti dhe shoqeria jane te huaj per njeri-tjetrin. Nje politikan, i cili nuk eshte ne radhe te pare "njeri", nuk mund te jete kurrsesi nje lider i pranueshem apo i pelqyeshem per popullin dhe vendin e tij.
Shoqeria shqiptare ka disa jave qe po ballafaqohet me politiken e nje lideri, te cilit i mungon ndjeshem prania e shpirtit njerezor. Analiste dhe opinioniste te shumte, shpesh e kane shpjeguar kete mangesi me karakterin e tij pervers dhe veset e ndryshme qe kane shoqeruar adoleshencen dhe rinine e ketij personi, duke sjell shembuj jo te paket nga jeta e tij problematike me prinderit, me ish bashkeshorten, shoket, miqte dhe te dashurat. Dhe sic na meson filozofia, shendeti i jetes private eshte i rendesishem per shendoshjen e jetes publike te nje lideri apo politikani te caktuar, sikunder mund te themi te anasjellten ne rast te semundshmerise morale se jetes private. Eshte fjale per kreun e Partise Socialiste, Edvin Rama, qe ka filluar t'i shfaq publikisht keto vese cnjerezore, qysh nga koha qe okupoi, jo dhe aq njerezisht, postin e kryetarit te kesaj force te madhe politike. Ne menyre te vecante, keto 8-9 muajt e fundit, ai eshte bere teresisht i paarsyeshem, ne raport me interesat integruese dhe perparuese te qytetareve shqiptare, ndonese perpiqet te tregohet si nje lider ekstravagant, reformatore dhe popullore. Po si mund te jesh lider dhe politikan modern kur nuk je i ndjeshem ndaj ketyre interesave kombetare?!...
Natyrisht, te jesh i ndjeshem nuk do te thote te perseritesh si papagall shprehje dhe fjali alucinacioniste me; "krize", "varferi", "mungese demokracie", "qeverisje jo eficente", "korrupsion", "pushtet i votave te vjedhura", etj., ne nje kohe kur faktet dhe realiteti flasin ndryshe; te treguara keto jo me gojen e qeveritareve por te nderkombetareve. Ne te kundert, nuk do te ndodhte qe 12 ministrat e jashtem te BE-se te lobonin per liberalizimin e shpejt te vizave te Shqiperise me vendet e Shengenit dhe 22 deputetet e Partise Socialiste te futeshin ne greve urie me cadra ne mes te Bulevardit "Deshmoret e Kombit". Politikanet socialiste dhe gazetaret pro tyre thone se, "ky eshte nje veprim demokratik (!?)". Ne parim, keshtu eshte, por ne kontekstin e realitetit shqiptare, nje veprim i tille eshte teresisht antikombetar, pasi demton ceshtjen e liberalizimit te vizave dhe marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. Keshtu qe nje veprim antikombetar nuk mund te jete kurrsesi demokratik, pavaresisht perkufizimit filozofik apo teorik te tij. Ne keto kushte, 22 deputetet sherbetore te Rames nuk kane asnje te krahasuar me 2 sherbetoret e Filipit te Maqedonise, qe i kujtonin Mbretit te tyre te ishte "njeri" ne cdo veprim politik qe kryente. Po si mund te jete "njeri", aq me pak "nene", nje sherbetore dhe bashkepunetore e vjeter e Edvin Rames si Valentina Leskaj, e cila deklaron: "...nese Bashkimi Europian do te liberalizoje vizat per Shqiperine, ne zonen Shengen do te ndodhe nje eksod i dyte i ngjashem me ate te vitit 1991"(?!). Nga ana tjeter, si mund te jete "njeri", aq me pak "anglosakson", nje person, i cili eshte ideatori i ngujimit ekstremist dhe rebelimit socialist te 30 prillit, ku nje nder xhestet me te uleta ishte dhe djegia e flamurit te NATO-s para syve te deputeteve dhe politikave te tjere te opozites rebeluese (?!)...
Shembujt antiintegrim dhe antiperendim te drejtuesve te larte socialiste, te cilat nuk jane nje e dy, por disa, shoqerohen shpesh edhe me akte vandale ndaj perkrahesve te integrimit dhe Perendimit, kudo qofshin ata. Kesisoj, thenia e Leskajt nuk mund te mos analizohet si nje qortim cinik ndaj 12 ministrave te jashtem te BE-se qe lobonin per vizat shqiptare, kurse djegia e flamurit te NATO-s nga nje njeri i afert i kryetarit te PS-se, sic shkruante nje e perditshme, eshte nje xhest hakmarrje ndaj Sekretarit te Pergjithshem te Aleances, z. Rasmunssen, i cili gjate vizites ne Shqiperi nje dite para protestes se opozites tha per gazetaret se, "nuk ka ku ta takoje Ramen, kur ai s'eshte ne Parlament..."
Por Rama dhe sherbetoret e tij nuk e kane me nje e dy vete, brenda apo jashte Shqiperise, por me te gjithe perkrahesit e Berishes kudo ne bote. Kanibalizmi i tyre arrin deri atje sa te vene dore edhe mbi femijet e vegjel, te cilet festojne duke ngritur dy gishtat lart apo duke valevitur flamujt e PD-se, NATO-s, SHBA-se, BE-se, etj. Nje njeri shume i afert me nje gazetar "jo-njeri" prane Edvin Rames u drejtohet nje dite disa femijeve qe kishin ngritur dy gishtat lart me fjalet: "Ulini ata gishtat se ua pres e ua fus ne bythe (!)". Ndersa ne diten e 1 Majit viktima te ketij vandalizmi u bene 2-3 femijet e te afermve te mi, te cilet me nga nje shall-flamur te PD-se ne qafe ishin duke ecur ne krah te grevisteve-sherbetore te Rames per te koncerti festiv i organizuar ne Sheshin "Nene Tereza". Ata u sulmuan barbarisht nga protestues socialiste, te cilet u shtrengonin flamurin rreth qafes per t'i mbytur. Ngjarja mund te ishte shnderruar ne tragjedi te vertete po te mos kishte nderhyre deputetja socialiste Vasilika Hysi, e cila u vu ne levizje nga britmat e kalimtareve te rastit.
Sherbetoret e Rames jane hedhur ne protesta e jane futur ne greve urie me idene "per t'i shkuar deri ne fund" qellimit te mbrapsht qe i kane caktuar vetes, duke hedhur parulla luftarake si: "Ja vdekje, ja liri", lufte "per jete a vdekje", "rruge sakrifice", "rezistence dhe vetem rezistence", etj., etj. Te fshehur pas "bunkereve" te parimeve demokratike ata stigmatizojne "regjimin e Sali Berishes" dhe realitetin europian qe ai ka krijuar, duke e konsideruar ate "...kunder interesave te kombit (!?)". Po si mund te besohet nje gje e tille nga shqiptaret, ne nje kohe qe brenda 4-5 viteve "regjimi i Sali Berishes" i nxori nga sketerra e korrupsionit dhe mjerimit socialist dhe i beri anetar te NATO-s, sikunder brenda pas javesh do t'i beje kandidat te BE-se, te cilet do te levizin te lire ne te gjithe hapesiren Shengen. Keto benefice nderkombetare nuk dhurohen por fitohen me pune e reforma demokratike nga nje qeveri e nje kryeminister qe i leviz ne deje gjak shqiptari. Ndaj, Rama se bashku me sherbetoret e tij cnjerezor nuk mund t'i matin me mire se sa lideret e Brukselit dhe Uashingtonit, virtytet apo standardet demokratike te Sali Berishes ne vecanti dhe demokrateve ne pergjithesi. Por me shume se sa me liderin demokrat, socialistet e kane me Perendimin, ku ne aspirojme te integrohemi me shpejtesi. Duke jetuar si "demokrate" e duke menduar si revolucionare, ata kerkojne t'i tregojne serish Europes dhe Amerikes se ne Shqiperi "komunizmi eshte i pathyeshem", si ne 1997-en. Ne vesh u uturin akoma thirrja e Ramiz Alise: "Edhe bar do hame, edhe gjak do derdhim...", dhe syte u erren kur perpara u shfaqet Sali Berisha, Barroso, Rasmusseni, Fyle, Doris Pack, ...flamuri i PD-se, i NATO-s, i SHBA-se, i BE-se...femije qe festojne e gezojne me dy gishta lart apo me flamuj jo te kuq. Arsyet e nje urrejtjeje te tille cnjerezore ka te beje, ne fund te fundit, me divergjencat gjithnje dhe me te medha mes dy botekuptimeve krejt te kunderta per funksionimin e sistemit demokratik. Ne thelb, urrejtja e kreut te PS ka te beje me izolimin e perpjekjeve prej te cmenduri te Rames per te marre pushtetin me dhune, qe eshte nje nocion krejt i papranueshem si per NATO-n, ashtu edhe per BE-ne.