E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimi i trafikut Rama Ishte i qellimshem. Basha Angazhuam 700 police

TIRANE- Menjehere pas deklarates se kreut te Bashkise Edi Rama ka reaguar Ministri i Brendshem Lulzim Basha i cili theksoi se gjendja e krijuar sot ne Tirane eshte cmimi qe qytetaret e Tiranes paguajne prej arrogances papergjegjshmerise dhe paaftesise se Edi Rames. Ai tha se perpjekja e Rames per tia veshur policise fajin eshte shenje paniku e nje te paafti qe u iken pergjegjesive te veta.

Policia ka patur nje mobilizim total. Pervec mobilizimit te 300 deri 350 efektivave te pese komisariateve te Tiranes jane mobilizuar 100 forca te nderhyrjes se shpejte 200 forca te njesise se policise rrugore dhe 35 forca te njesise se autostradave pra afro 700 forca per te menaxhuar situaten-tha Basha

Me tej Basha I beri thirrje kryetari te Bashkise qe te mos tallet me qytetaret port e mbaje pergjegjesite qe ka me ligj.

Bllokimi i trafikut diten e sotme ne Tirane ka qene i qellimshem ndersa ka kerkuar nga Prokuroria te filloje hetimin. Keshtu u shpreh sot kreu i Bashkise Edi Rama.

Policia e shtetit ka abuzuar sot per nje qellim makaber qe duke shqetesuar ne maksimum qytetaret te krijohet nje peshe faji mbi bashkine. Ky eshte qellim i vjeter dhe i stershfaqur por besoj qe kjo e sotmja eshte e pashembullt barbare dhe kriminale- u shpreh Rama

Jane vete qytetaret tha Rama qe deshmojne se nuk ka patur asnje kembe polici sot ne Tirane. Pavaresisht problemeve me trafikun nuk ka kurrsesi mundesi te nje bllokimi te tille.

Sipas Rames kjo eshte nje strategji e bllokimit te qytetit nga Berisha dhe vecanerisht tek trafiku ka nje synim te qarte.

Ka ore te tera dhe furia ka kaluar dhe rruget jane normalizuar ndaj bllokimi eshte i qellimshem- tha Rama



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›