Moti dhe rrjeti i amortizuar CEZ njofton defekte ne gjithe vendin
Moti i keq ne te gjithe vendin ka sjelle shume probleme ne linjat 110 kv tension i larte. CEZ Shperndarje ka njoftuar mbremjen e se henes nje seri defektesh defekte te cilat kane lene pa energji zona te tera ne te gjithe territorin e vendit. Keshtu sipas CEZ ka defekte ne Fier Ballsh dhe Memeliaj. Defekte kane pesuar dhe linjat ne Ballsh Drenove dhe Selenice si dhe ne Ulze e Kurbnesh. Moti i keq ka sjelle gjithashtu probleme ne fshatrat e Tiranes Durresit Shkodres Lezhes dhe Peshkopise.
Sipas CEZ pjeset rurale qe furnizohen me linja ajrore kane probleme me furnizimin me energji per shkak te motit te keq me ere dhe si pasoje e amortizimit te rrjetit.
CEZ njofton se po punohet per rikthimin sa me shpejt te energjise elektrike ne keto zona.
Elbasan
Perroi i Zaranikes rrezikon permbytjen e qindra familje dhe disa institucione si pasoje e gerryerjes se trashes. Ajo qe u paralajmerua nga gazeta Shekulli rreth 1 muaj me pare ndodhi. Tashme punetore te mirembajtjes efektiva te policise por edhe banore te zones po monitorojne se si po ecin gerryerjet e ujit te rrembyeshem kur mbeten edhe pak qe perroi te vershoje mbi qindra familje e institucione te zones se NSHU. Prefekti Shefqet Deliallisi tha se situata po mbahet ne kontroll. shte njoftuar per cdo rast ushtria dhe mjetet po mbahen gati per te ndalur vershimin e perroit. Per shkak te sasise se madhe te ujit eshte e pamundur te nderhyhet me inerte te pakten deri sa te ulet niveli por kjo do te varet nga sasia e reshjeve qe sipas parashikimeve do te vazhdojne deri ne fundjave. Situata duket mjaft e veshtire dhe ne rast se nuk do te nderhyhet atehere brenda pak kohesh uji vershon mbi zyrat e ujesjellesit nje jetimore dhe ne te pakten 400 familje qe banojne ne ane te saj. Alarmi eshte dhene nga Rajoni nr 3 i Bashkise Elbasan kohe me pare por eshte mbeshtetur se fundi nga Bordi i Kullimit i cili ka kerkuar nderhyrjen e prefektures per me shume fonde.
Durres
Ne oret e rrebeshit te mesdites shirat kishin pushtuar shume siperfaqe ne Durres. Renja e shiut per rreth 24 ore me nderprereje te shkurtra ka bere qe ne oret e para te mengjesit permbytjet te ishin evidente kudo. Jane konstatuar fillimisht incidente automobilistike por pa deme ne njerez. Nje mjet tip Mercedes eshte perplasur me nje furgon pasagjeresh ne afersi te Shenavlashit. Dhe incidente te vogla kane vijuar gjate gjithe dites.
Per shkak te shirave dhe bllokimit te kanalizimeve eshte shenuar nje numer i madh i shtepive te permbytura. Zonat me te prekura nga permbytja jane zona e ish Kenetes Spitalles Shkozetit dhe zona e plazhit ku niveli i ujit ka arritur deri ne 60cm.
Renja e shiut me ere te forte ka sjelle mjafte probleme edhe ne qytet ku demet materjale jane te shumta. Si pasoje e eres se forte vazot e luleve te cilat ndodheshin neper ballkone kane fluturuarduke demtuar dhjetra automjeteqe ishin te parkuara poshte pallateve.
Sistemi i kanalizimeve nuk e ka perballuar fluksin e larte te ujerave te cilat kane vershuar neper rruge dhe kane bere qe i gjithe qyteti te lundronte siper ujit. Situata eshte e renduar edhe ne lagje te tjera te Durresit si ne lagjen 4 ne lagjen 1 rreze kodres se viles se Zogut ku ka vijuar serisht rreshkitja e dherave duke vene ne rrezik familjaret.
Problemi ndryshe nga heret e tjera kete rradhe eshte paraqitur me i komplikuar per shkak se nuk ka punuar hidrovori nga mungesa e energjise elektrike. Njoftimet bejne me dije se hidrovori ka punuar me kapacitet te pjesshem.
Nderkohe njoftohet se zjarrfikesit policia bordi i kullimit Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve e te tjera institucione jane angazhuar me mjetet dhe forcat e tyre per te lehtesuar pasojat e situates ne terren.
Fier
Ne Fier shirat kane vazhduar per rreth 1ore e 30 minuta duke shkaktuar permbytje ne disa rruge kryesore si dhe ne disa lagje te ketij qyteti trafiku u rendua.
Vetem pas pushimit te shiut eshte bere e mundur qe njerezit te cilet ishin bllokuar nga reshjet te vazhdonin rrugen per ne shtepite e tyre.
Ndersa energjia eshte nderprere per rreth 30 minuta ne disa lagje te vecanta. Ne fshatra gjendja ka qene me alarmante pasi shirat e rene me intesitet per reth dy ore kane permbytur dhjetra hektare toke keto me te theksuara ne komunat Qender Levan Libofshe Mbrostar. Policia ka bllokuar per disa minuta rrugen e Kolonjes dhe komunes Mbrostar duke devijuar kalimin e tyre nga rruga e vjeter per shkak te problemeve qe paraqiste autostrada ne hyrje te Lushnjes.
Vlore
Furtuna e sotme ne Vlore ka sjelle deri pamje te pazakonta. Nje automjet eshte demtuar nga renia e nje prej tabelave ne rrugen kryesore ndersa shume tabela te tjera jane demtuar jane thyer peme xhama si dhe kane mbetur pa energji shume nga zona te qytetit.
Deshmitare okulare pohojne se reth ores 1230 min nga era e forte nje tabele reklamash eshte shkeputur nga tarraca e qendres tregtare Riviera dhe me pas ka rene mbi automjetin tip opel me targat VL 1975 D i cili ishte duke ecur ne rrugen kryesore Vlore-Skele.
Ne momentin e renies se tabeles ne automjet ishin dy persona te cilet fatmirsisht nuk kane pesuar demtime pervec disa gervishtje te lehta. Mrekullisht i ka shpetuar pjeses metalike e cila ka rene ne mjet pasagjeri pasi ajo ka rene ne drejtim te tij. Policia ka mbritur ne vendin e ngjarjes per te zhbllokuar trafikun i cili per minuta te tera ka qene i bllokuar. Specialiste te kapitenerise se portit pohojne se kushtet e motit kane qene shume te keqija. Era eshte me drejtim juglindjen me nje shpejtesi prej afro 19 m/s cka ka paralizuar edhe punen ne port. Tragetet e linjes kane mbetur ne rade ne pritje te hyrjes per ne kalate por aktualisht eshte e pamundur. Specialistet flasin per permiresim te kushteve te motit ne vijimesi por gjithsesi veprimet ne port me mjetet lundruese jane te mbyllura. Ato jane te strehuara ne rad deri ne nje urdher te dyte te kapitenerise.