Bllokimi pa afat i rrugës Librazhd–Prrenjas, pas disa orësh trafik, zhbllokohet qarkullimi në rrugën alternative

Pas disa orësh bllokim dhe trafik kilometrik, situata në rrugën alternative Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh–Elbasan është normalizuar. Qarkullimi vijon tashmë pa probleme të mëdha, megjithëse fluksi i automjeteve mbetet i lartë.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat: Kryqëzimi Qafë Thanë, Kryqëzimi Qafë Plloçë dhe Kryqëzimi i Maliqit, ku po orientojnë drejtuesit e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar bllokimin pa afat të aksit Librazh-Prrenjas. Shkak janë bërë rrëshqitjet e dheut dhe një urë e cila rrezikon shembjen.
Qarkullimi për autoveturat mund të kryhet në akset Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan dhe Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë.
Për mjetet e tonazhit të rëndë: Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
/rtsh.al/