Shqipëria, Kosova e Maqedonia, pullë të përbashkët postare për Nënë Terezën

Tiranë, 24 gusht, NOA Postat kombëtare të tre vendeve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të nderojnë Nënë Terezën në një mënyrë krejt të veçantë në 100-vjetorin e saj të lindjes.
Drejtorët përkatës të postave, të këtyre vëndeve, do të takohen nesër në Tiranë ku do të miratojnë hedhjen në treg të një pulle të përbashkët me simbolin e Nënë Terezës.
Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, ai i Postës së Maqedonisë, Ejup Rustemi dhe ai i Kosovës, Blerim Krasniqi do të japin një konferencë për shtyp në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare, ku do të lançojnë pullën e përbashkët e cila do të hidhet në qarkullim ditën e 100-vjetorit te lindjes së Nënë Terezës, thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare në lidhje me këtë aktivitet.a.k/NOA