Bllokohen investimet e bashkise pa lejen e Mjedisit
Me argumentin se nuk eshte marre per keto punime leja nga ana e ketij dikasteri ato do te qendrojne te bllokuara deri ne nje vendim te dyte. Behet fjale per investimet ne hyrje te qytetit te Durresit ne qender te tij ne sheshin Taulantia etj. Pas ketij urdhri te ministrise per pezullimin e punimeve ka reaguar menjehere kryebashkiaku Vangjush Dako duke e cilesuar vendimin te shtyre nga qellime politike. Sipas tij ky urdher eshte ndermarre ne nje kohe kur punimet po shkojne drejt fundit. Masa e Ministrise se Mjedisit u mor vetem nje dite pas mbledhjes se Keshillit Bashkiak kur Dako u perplas me keshilltaret per shkak te fondit te kerkuar per situaten e emergjencave. Gjate mbledhjes se zhvilluar mbremjen e se enjtes bashkia kerkoi miratimin e nje fondi prej 146.5 milione lekesh per te menaxhuar gjendjen ne zonat qe rrezikojne permbytjen apo rreshqitjet e dherave ne stinen e dimrit. Sipas bashkise ky fond eshte kursyer nga prokurimet e objekteve per vitin 2010 per ti investuar ato ne zonat me infrastrukture me te dobet. Por pervec debateve te shumta nuk pati asnje zgjidhje per banoret e Plazhit Kenetes dhe Spitalles te cilet permbyten sa here qe bie shi apo per zonen e Koder-Viles ku ka rreshqitje dherash. Maxhoranca e djathte me pretendimin se bashkia nuk ka realizuar investimet e parashikuara per vitin 2010 ka debatuar ashper me kryebashkiakun Dako. Nderkohe qe maxhoranca e Keshillit Bashkiak akuzon kryebashkiakun per mosrealizim investimesh ky i fundit pohon se ato jane realizuar ne masen 80 per qind. Sipas tij kerkesa ne keshill per kete fond u be pas situates teper emergjente ne Plazh Kenete dhe Koder-Vile. Perplasja e se enjtes ne Keshillin Bashkiak eshte e radhes qe pasi e djathta ka marre maxhorancen numerike. Prej muajsh qendrojne pezull dhjetera projekte dhe investime te cilat nuk marrin votat e shumices ne Keshillin Bashkiak. Dako e cilesoi vendimin e djeshem te Ministrise se Mjedisit si rrjedhoje e situates politike te krijuar ne Durres.
DURRES/ LEONIDHA MUSAJ