LEZHE/ Deshmia Plumba gruas e djalit per xhelozi
LEZHE - Plagosja me arme zjarri e bashkeshortes dhe e djalit te tij ka ardhur si pasoje e xhelozise. Keshtu u shpreh dje policia e Lezhes pas hetimeve te kryera dhe deklarates se autorit te ketij krimi Dhimiter Perpali. Debati mes tij dhe te shoqes Prena Perpali punonjese e gjendjes civile ne Komunen e Ballderenit mesohet se ka nisur per xhelozi. Dyshoja se ajo me kishte tradhtuar kur une ndodhesha ne Itali eshte shprehur Perpali. Ai ishte kthyer vetem pak muaj me pare pasi kishte qendruar 12 vjet ne emigracion. Ne prezence te sherrit ne familje ka qene edhe djali i tyre Erzeni i cili sipas te te arrestuarit kishte nisur te mbante anen e se emes dhe te kundershtonte te atin. Pas perleshjeve fizike ne familje ai ka marre armen duke qelluar me bresheri fillimisht te birin e me pas bashkeshorten e tij. r.n