E Diel, 1 Nëntor 2026

Abonete transportet padisin penalisht pese operatoret

Kemi depozituar sot prane Prokurorise se Rrethit Tirane dhe zyres se prokurores se pergjithshme kallezimin penal ndaj te gjithe drejtuesve ligjore te operatoreve te transportit publik urban sqaroi dje zedhenesja per shtyp e Ministrise se Transporteve Arminda Qylafku. Ajo shtoi se arsyeja e depozitimit te kallezimit penal eshte penalizimi ne menyre te padrejte per tri dite radhazi duke bllokuar perdorimin e aboneve dhe kartat e sherbimit falas te disa kategorive te caktuara qe perfitojne lehtesira per shkak te statusit te tyre te vecante ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi. Megjithe zgjidhjen e situates pas nderhyrjes se Kryeministrit ajo cfare ndodhi ku rreth 80.000 perdoruesve te transportit publik ju mohuan te drejtat ne menyre te paligjshme ndaj nuk mund te kalohet pa u ndeshkuar. Per kete arsye i kerkojme Bashkise se Tiranes te penalizoje administrativisht me heqje licence te gjithe operatoret qe ndermoren kete veprim te paligjshem pavaresisht se shumica e operatoreve ishin edhe dasmore si dhe te marre te gjithe masat per liberalizimin e tregut te operatoreve te transportit publik qytetas thuhet ne deklaraten per mediat te Ministrise se Transporteve. Po dje Komisioni i Mbrojtjes se Konsumatorit pas shume ankesave te ardhura prane tij nga qytetare te ndryshem te kryeqytetit pritet te shqyrtoje kete praktike tregtare ne mbledhjen e tij te ardhshme diten e hene ora 1430 prane ambienteve te METE. Kryetari i Komisionit per Mbrojtjen e Konsumatorit Besjan Pesha i ka derguar nje leter kryetarit te bashkise Edi Rama ne te cilen i kerkon pjesemarrjen e tij apo perfaqesuesit te autorizuar diten e hene ne komision per te dhene sqarime dhe per te vene ne dispozicion kontratat qe bashkia ka me kompanite te cilat ofrojne sherbimin e transportit urban ne kryeqytet. Deshiroj tju kujtoj te gjithe konsumatoreve se ne baze te ligjit per mbrojtjen e konsumatorit atyre u lind e drejta e demshperblimit per periudhen ne te cilen nuk i eshte ofruar sherbimi nga ana e Bashkise se Tiranes tha Pesha. Per tri dite me radhe operatoret e Sherbimit te Transportit Publik bllokuan shitjen e aboneve dhe njohjen e kartave te invalideve e veteraneve. U desh presioni i Kryeministrit te vendit dhe kreut te Bashkise se Tiranes qe shoqata te terhiqej dhe te merrte vendimin per te nxjerre ne treg abonete.

Zirina Llambro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›