Korrupsioni ne hetim drejtori i kombinatit dhe 3 punonjes te tjere
BERAT - Drejtori i Kombinatit Mekanik te Policanit dhe tre anetare te Komisionit te Vleresimit te Ofertave jane nen hetim nga Prokuroria e Beratit pasi dyshohet se kane abuzuar me detyren duke i shkaktuar shtetit nje dem prej rreth 1.8 milione lekesh. Burime nga prokuroria bene te ditur se Myqerem Xhaferri 52 vjec drejtues i ketij kombinati si dhe tre anetaret e komisionit Petrit Llapi Ilirjan Lulaj dhe Adrian Spaho kane shperdoruar detyren. Nga hetimet e kryera rezultoi se Xhaferri me nje fond limit prej 3.5 milion lekesh do te blinte nje mjet per sherbimet e punes. Pasi eshte hartuar dokumentacioni i tenderimit ne vitin 2009 ku komisioni perbehej nga tre anetaret e mesiperm eshte shpallur tenderi me 30 korrik 2009 i cili u fitua nga subjekti Zeqiri. Me pas eshte nenshkruar edhe kontrata e shit-blerjes se mjetit Mercendez-Benz Rexhina e vitprodhimit 2001. Ne kete procesverbal ka firmosur edhe drejtori i kombinatit Myqerem Xhaferri dhe perfaqesuesit fitues. Por ne rrethana ende te pasqaruara pasi dyshohet te kete bashkepunim te brendshem edhe nga firma qe shiste mjetet Xhaferri nuk mori Rexhinen por nje Benz te zakonshem qe cmimin e kishte rreth 1.7 milion leke. Njesia e prokurimit te firmes qe kishte fituar tenderin njoftoi titullarin e tyre pasi diktuan manovren e bere per devijimin e ofertes fillestare i cili nuk ishte ne perputhje me specifikimin teknik te mjetit te kerkuar. Por drejtori i kombinatit nuk u ka dhene pergjigje ne momentin qe i kerkuan shpjegime per manovren e nderrimit te mjetit. Kryeprokurori i Beratit Xhemal Saliaj u shpreh se ekspertet e ketij institucioni kane konstatuar se oferta ishte per nje makine te vitit 2001 ndersa drejtori Xheferri ka marre nje makine tjeter qe kushton rreth 1.7 milion leke te reja. d.xh