E Shtunë, 31 Tetor 2026

Song: Barca më e mirë në botë

Përforcimi i ri i Barcelonës, Alex Song, thotë se ai gjithmonë ka ëndërruar të luajë për “ekipin më të mirë në botë”.

Mesfushori kamerunas, 24-vjeçar, bëhet ylli i fundit që largohet nga Arsenali, vetëm disa ditë pasi klubit i “iku” edhe Robin van Persie.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu pasi çdokush e njeh Barcelonën si ekipin më të mirë në botë. Ndjehem si djalosh. Të jem pjesë e këtij ekipi është diçka që kam dashur ta arrij kur isha i ri”.

“Gjithmonë jam përpjekur të mendoj "Do të luaj për Barcelonën" dhe tani kam mundësinë të jem këtu dhe të luaj me lojtarët më të mirë në botë – Messi, Xavi, Iniesta, Fabregas”, ka deklaruar Song.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›