E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen në dëborë tre grupe klandestinësh

Tre grupe me 15 klandestinë sh
qiptarë nga Shkodra dhe
Puka kanë mbetur të bllokuar në
zonën e Grevenasë në kufirin
mes Shqipërisë dhe Greqisë, për
shkak të borës. Ndërsa
përpiqeshin të kalonin ilegalisht
kufirin, gra, burra dhe fëmijë
kanë qëndruar të paktën për një
orë në një zonë të bllokuar nga
bora, disa kilometra në thellësi të
territorit grek. Ata kishin mundur
të mbërrinin më këmbë deri në
afërsi të fshatit Grevena por nuk
çanin dot më tej. Një telefonatë
për të kërkuar ndihmë i ka shpëtuar
15 personat. Burime të policisë
kufitare shqiptare deklaruan
se nga pala greke është njoftuar
për gjetjen e tre grupeve në zonën
e Grevenasë, një grup përbëhej
nga shtatë persona, një tjetër nga
pesë persona dhe i treti nga tre
persona, të cilët ishin shpërndarë
për të hyrë ilegalisht në tokën
greke, por për shkak të motit të
keq, nuk kanë mundur të vazhdojnë
më tej udhëtimin. Sipas
policisë kufitare, klandestinët
janë tronditur kur janë përballur
me temperatura tepër të ulëta
dhe me një zonë me trashësi të
madhe bore. Kjo ka bërë që ata të
kërkojnë ndihmë nga frika se do
të mbeteshin të izoluar, duke
rrezikuar jetën. Siç është raportuar
nga pala greke, të gjithë
klandestinët kanë qenë në gjendje
të mirë shëndetësore. Policia
kufitare ka marrë konfirmimin se
të gjithë këtë shtetas janë shoqëruar
në ambientet e policisë
greke dhe nuk paraqesin probleme.
Pas kapjes së tyre në territorin
e shtetit fqinj, pritet që të
kthehen në vend nga mjetet e
policisë greke si të deportuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›