Hakmarrja, ekzekutohet i sapoliruari nga burgu
Ekzekutohet për hakmarrje
një i ri në Durrës, policia
identifikon dhe kap të dyshuarin
si autor të krimit. Krimi
i rëndë ka tronditur Durrësin dje
pasdite, ndërsa mbi 25-vjeçarin
Denis Zani është zbrazur karikatori
i një arme automatike. Viktima
prej pak kohësh kishte dalë
nga burgu, ku kishte vuajtur
dënimin për plagosje të rëndë,
një ngjarje që nuk ka lidhje me
vrasjen e tij. Burime nga grupi
hetimor thanë për gazetën "Shqip"
se autori i dyshuar është
Qemal Cërriku,21 vjeç, i cili sapo
ka mbaruar shërbimin ushtarak.
Tre vite më parë, vëllai i autorit
ka mbetur i vdekur si pasojë
e rrahjes deri në masakrim në të
njëjtën zonë të qytetit bregdetar
ku ndodhi krimi i djeshëm. Autori
dyshohet të ketë vrarë vëllain
e njeriut që i vrau të vëllain
barbarisht. Zani u ekzekutua me
kallashnikov në emër të gjakmarrjes,
ndërsa vrasja ndodhi
rreth orës 17:00 të së dielës, në
afërsi të stadiumit "Niko Dovana"
të Durrësit. Dyshohet se vëllai
i viktimës ka qenë në grupin
e personave që masakruan vëllain
e autorit, duke i ngulur dhe
kokën në dhe, gjë që i pati shkaktuar
thyerje të shtyllës kurrizore
Mario Cërrikut.
Viktima dhe autori, sipas hetimeve
të para, kanë pasur dje
një përplasje në një lokal, pak
para se të ndodhte krimi dhe kjo
e ka bërë më të lehtë zbardhjen
e ngjarjes, identifikimin e shpejtë
të autorit dhe ngritjen e pistës
së hetimit. Sipas burimeve policore,
Denis Zani është banor i
lagjes 15 të Durrësit, banor i së
njëjtës lagje është dhe autori. Me
të marrë njoftimin, forca dhe
ekspertë të policisë, si dhe
oficerë të policisë gjyqësore dhe
prokurori i gatshëm kanë shkuar
në vendin e ngjarjes për të fiksuar
provat dhe marrë dëshmitë
e rastit, ndërkohë që autori ka
mundur të largohet me shpejtësi
nga vendi i ngjarjes. Forcat e
policisë kanë nisur krehjen e së
gjithë zonës, si dhe kanë shoqëruar
në polici për të dëshmuar
disa persona. Rreth një orë pas
vrasjes, autori i dyshuar është
kapur nga policia dhe më pas
është arrestuar për krimin e kryer.
Ndaj tij rëndon akuza e
vrasjes me paramendim, ndërsa
po hetohet për zbardhjen e
plotë të ngjarjes, ndonëse pista
e vetme për momentin mbetet
ajo e hakmarrjes për vrasjen e të
vëllait dhe ngacmimi me fjalë që
viktima i ka bërë autorit. Në vendin
e ngjarjes ka qenë e vështirë
të afrohesh, pasi shiritat e rrethimit
të vendit ku ndodhi krimi
kanë rrethuar një sipërfaqe të
konsiderueshme në të cilën janë
shpërndarë dhe shumë prej
gëzhojave të plumbave që i
morën jetën Denis Zanit, i cili
nuk arriti të gëzojë lirinë e fituar.
Në vjeshtën e vitit 2007, Zani
ishte një nga shumë të dënuarit
që kërkuan uljen e dënimit për
sjellje të mirë në burg. Ndërsa në
vjetshtën e vitit 2008 ai u arrestua
përsëri i denoncuar nga e
ëma për ushtrim sistematik të
dhunës fizike dhe psikologjike.
Vrasja e djeshme ka kthyer
frikshëm krimin kundër personit
në qytetin e Durrësit,
ndërsa fakti që si viktima ashtu
dhe autori janë banorë të një
zone të nxehtë, siç konsiderohet
Spitalla, e bën dhe më tronditës
krimin, duke menduar për një
aktivizim të krimit të rrugës që
vjen nga periferia drejt qytetit.
Spitalla është zona ku janë formuar
bandat më të egra kriminale
që kanë pasur aktivitet në
qytetin e Durrësit dhe më gjerë.
një i ri në Durrës, policia
identifikon dhe kap të dyshuarin
si autor të krimit. Krimi
i rëndë ka tronditur Durrësin dje
pasdite, ndërsa mbi 25-vjeçarin
Denis Zani është zbrazur karikatori
i një arme automatike. Viktima
prej pak kohësh kishte dalë
nga burgu, ku kishte vuajtur
dënimin për plagosje të rëndë,
një ngjarje që nuk ka lidhje me
vrasjen e tij. Burime nga grupi
hetimor thanë për gazetën "Shqip"
se autori i dyshuar është
Qemal Cërriku,21 vjeç, i cili sapo
ka mbaruar shërbimin ushtarak.
Tre vite më parë, vëllai i autorit
ka mbetur i vdekur si pasojë
e rrahjes deri në masakrim në të
njëjtën zonë të qytetit bregdetar
ku ndodhi krimi i djeshëm. Autori
dyshohet të ketë vrarë vëllain
e njeriut që i vrau të vëllain
barbarisht. Zani u ekzekutua me
kallashnikov në emër të gjakmarrjes,
ndërsa vrasja ndodhi
rreth orës 17:00 të së dielës, në
afërsi të stadiumit "Niko Dovana"
të Durrësit. Dyshohet se vëllai
i viktimës ka qenë në grupin
e personave që masakruan vëllain
e autorit, duke i ngulur dhe
kokën në dhe, gjë që i pati shkaktuar
thyerje të shtyllës kurrizore
Mario Cërrikut.
Viktima dhe autori, sipas hetimeve
të para, kanë pasur dje
një përplasje në një lokal, pak
para se të ndodhte krimi dhe kjo
e ka bërë më të lehtë zbardhjen
e ngjarjes, identifikimin e shpejtë
të autorit dhe ngritjen e pistës
së hetimit. Sipas burimeve policore,
Denis Zani është banor i
lagjes 15 të Durrësit, banor i së
njëjtës lagje është dhe autori. Me
të marrë njoftimin, forca dhe
ekspertë të policisë, si dhe
oficerë të policisë gjyqësore dhe
prokurori i gatshëm kanë shkuar
në vendin e ngjarjes për të fiksuar
provat dhe marrë dëshmitë
e rastit, ndërkohë që autori ka
mundur të largohet me shpejtësi
nga vendi i ngjarjes. Forcat e
policisë kanë nisur krehjen e së
gjithë zonës, si dhe kanë shoqëruar
në polici për të dëshmuar
disa persona. Rreth një orë pas
vrasjes, autori i dyshuar është
kapur nga policia dhe më pas
është arrestuar për krimin e kryer.
Ndaj tij rëndon akuza e
vrasjes me paramendim, ndërsa
po hetohet për zbardhjen e
plotë të ngjarjes, ndonëse pista
e vetme për momentin mbetet
ajo e hakmarrjes për vrasjen e të
vëllait dhe ngacmimi me fjalë që
viktima i ka bërë autorit. Në vendin
e ngjarjes ka qenë e vështirë
të afrohesh, pasi shiritat e rrethimit
të vendit ku ndodhi krimi
kanë rrethuar një sipërfaqe të
konsiderueshme në të cilën janë
shpërndarë dhe shumë prej
gëzhojave të plumbave që i
morën jetën Denis Zanit, i cili
nuk arriti të gëzojë lirinë e fituar.
Në vjeshtën e vitit 2007, Zani
ishte një nga shumë të dënuarit
që kërkuan uljen e dënimit për
sjellje të mirë në burg. Ndërsa në
vjetshtën e vitit 2008 ai u arrestua
përsëri i denoncuar nga e
ëma për ushtrim sistematik të
dhunës fizike dhe psikologjike.
Vrasja e djeshme ka kthyer
frikshëm krimin kundër personit
në qytetin e Durrësit,
ndërsa fakti që si viktima ashtu
dhe autori janë banorë të një
zone të nxehtë, siç konsiderohet
Spitalla, e bën dhe më tronditës
krimin, duke menduar për një
aktivizim të krimit të rrugës që
vjen nga periferia drejt qytetit.
Spitalla është zona ku janë formuar
bandat më të egra kriminale
që kanë pasur aktivitet në
qytetin e Durrësit dhe më gjerë.