E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi lodrën, procedohet penalisht një fëmijë

Dëshira e madhe për lojën e
kthen të miturin në hajdut.
E ka dëshiruar pafundësisht një
"Play Station 2", po prindërit nuk
kanë mundur t‘ia blejnë. Atëherë
ka piketuar dyqanin dhe ka arritur
ta marrë lodrën e ëndrrave të
tij. Pronari i dyqanit ku tregtohen
lojërat për fëmijë në lagjen "Kastrioti"
të Fushë-Krujës ka bërë
kallëzim për vjedhjen dhe ka
kërkuar ndihmën e bluve të qytetit.
Shumë shpejt është identifikuar
fëmija që e vodhi. Ai është
14-vjeçari F.R me arsim katër
klasë. Një "Play Station 2" ka
vlerën e 18 deri 20 mijë lekëve të
reja dhe për shumë fëmijë mbetet
një ëndërr pasja e një lodre të
tillë, pasi prindërit e kanë të pamundur
përballimin e një blerjeje
që kap dhe vlerën e një page
mujore. Ndaj 14-vjeçarit nisi procedimi
penal në gjendje të lirë,
për shkak të moshës dhe vetë rastit,
pas kallëzimit që bëri
S.Ndreu, pronari i dyqanit.
Ndërkaq "Play Station 2" u
bllokua si provë materiale, ndërsa
dosja fillestare iu dërgua për
shqyrtim seksionit të të miturve
të Prokurorisë së Tiranës për veprën
penale të vjedhjes. Ndërkaq
hetimet kanë nisur edhe për një
të mitur tjetër nga fshati Larushk
i Fushë-Krujës. 15-vjeçari H.Xh.
rezulton të ketë vjedhur në
mënyrë të vazhdueshme ushqime
dhe para në dyqanin e një
shtetasi që ka bërë dhe denoncimin.
Vlera e tri vjedhjeve të bëra
prej të miturit është 60 mijë lekë
të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›