E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen ne port 23 tone mish i skaduar

/ /

Skandali eshte zbardhur nga strukturat e policise se Durresit te cilat nepermjet nje deklarate per shtyp kane bere te ditur se veterineri i pikes doganore Eugen Gashi ishte mbajtur nen vezhgim te rrepte per afera te ndryshme qe bien ndesh me ligjin per mbrojtjen e konsumatorit. Mishi i mberritur nga kontinenti i Amerikes se Jugut pikerisht nga Argjentina dyshohet se ishte jashte parametrave dhe standardeve per konsum mirepo veterineri i ka leshuar dokumentacionin e nevojshem firmes qe kjo sasi te kalonte per konsumin e brendshem pa u kryer me pare flete-analizat. Menjehere sasia e mishit eshte bllokuar. Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit ka deklaruar se veprimet ilegale ishin nen vezhgim qe ne fillim te ketij muaji. Pas verifikimeve eshte bere arrestimi i veterinerit i cili ne vend qe te bllokonte mallin e skaduar prej muajsh ka leshuar certifikaten e cilesise se mishit sikur ai te ishte i rregullt nga parametrat e kerkuara per konsum. Prokuroria e Rrethit Durres ka nxjerre urdher-ndalimi ndaj Gashit pasi ne kohen kur ushtronte detyren e tij si veteriner prane Portit Detar Durres ka leshuar nje certifikate veterinare te Agjencise se Konsumit te Ushqimit per nje kontejner ne te cilin transportohej kjo sasi mishi e dyshuar si jashte standardit per konsum pohuan burimet e policise. Ngarkesa prej 23 tone mish vici i ardhur nga Argjentina e qe nuk plotesonte kushtet e sigurise per perdoruesit u bllokua nga struktura kunder krimit financiar ne Drejtorine e Policise Qarkut Durres ne bashkepunim te ngushte me degen e Doganes Durres dhe Njesine Task-Force prane Prokurorise se Rrethit. Burime zyrtare policore bejne te ditur se sasia e mishit e bllokuar rezultonte e skaduar qe prej korrikut te vitit te kaluar dhe kishte si destinacion tregun e brendshem por hetimet e para konfirmojne se ishte jashte standardit per konsum. Ne lidhje me kete ngjarje policia ka ndaluar 40-vjecarin Gashi ndersa konfirmohet vazhdimi i hetimeve me qellim identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete ceshtje dhe subjekteve qe u perkasin. Materialet per vepren penale te shperdorimit te detyres iu kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres. Ne Shqiperi ndodhen 4 laboratore te certifikuar nga Organizata Nderkombetare e Ushqimit per te kontrolluar mallrat qe hyjne ne vend. Anija e cila ka transportuar kontejnerin i eshte nenshtruar nje kontrolli nga grupi i praktikes dhe keta te fundit pritet te deshmojne lidhur me menyren e shmangies se kontrollit te kontejnerit. Grupi hetimor ka bllokuar te gjitha dokumentet te cilat kane te bejne me certifikaten e origjines se mallit si dhe te analizave te tij.

DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›