E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombë makinës së konsullit shqiptar në Selanik

Hidhet në erë makina e konsullit shqiptar në Selanik Thoma Nini. Lajmi konfirmohet për “Ora Neëw” nga ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi i cili ka theksuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:30 të ditës së sotme.
 

Sipas tij automjeti i konsullit shqiptar ka qënë i parkuar bë oborrin e shtëpisë së konsullit shqiptar në çastin e shpërthimit pro fatmirësisht nuk ka të plagosur por vetëm dëmtime materiale.
 

Ndërkohë ambasadori shqiptar në Greqi Dervishi ka theksuar se nga të dhënat e deritanishme bëhet fjalë për një akt terrorist i anarkistëve grek.
 

Sipas tij kjo nuk është hera e parë që anarkistët grekë sulmojnë automjetet diplomatike shqiptare pasi kjo ngjarje është e treta brenda dy vjetësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›