E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora, vështirësi në qarkullimin e automjeteve në Korçë

Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore në verilindje të vendit.
 

Mësohet se vështirësi në lëvizja e automjeteve ka në aksin rrugor Korçë-Leskovik, Korçë-Dardhë dhe Korçë Kapshticë ku automjetet mund të lëvizin vetëm me zinxhir.
 

Gjithashtu mësohet se trashësia e dëborës brënda në qytetin e Korçës arrin në 8 cm ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm.
 

Ndërkohë mësohet se mbi 18 borëpastruese po punojnë në të gjithë qarkun e Korçës për zhbllokimin e rrugëve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›