E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte telat e telefonise dhe te ndricimit ne pranga

GJIROKASTER - Vidhte kabllo elektrike dhe telefonike arrestohet autori. Prej disa javesh banoret e lagjeve Cfake Zinxhira dhe SMT ne Gjirokaster ishin ankuar per mungesen e sinjalit telefonik. Kjo ka shtyre autoritetet e kompanise se telefonise fikse te ankohen ne polici per vjedhjen e kabllit telefonik qe furnizonte me sinjal keto tri lagje. Policia nisi hetimet pas denoncimit te kryer duke identifikuar dhe kapur personin pergjegjes qe kishte kryer vjedhjen e linjes se telefonise. Haxhi Rexha 21 vjec nga Gjirokastra eshte kapur ne oret e mbremjes se te merkures ne baze te informacioneve te grumbulluara nga ana jone beri te ditur policia. Sipas burimeve policore Rexha eshte autor i disa grabitjeve te kabllove te Albtelekom dhe kabllove te linjes se tensionit te ulet qe furnizonin keshtjellen e qytetit. Blute provuan se para disa diteve Rexha kishte prere kabullin telefonik prej 400 kopjesh dhe e ka marre ate. Ky kabull gjendej ne lagjen Zinxhira prane ish- Ndermarrjes se Ndertimit dhe kalonte permes pjeses se siperme te ures qe te con ne kete zone. Po keshtu ai eshte autor i grabitjes se kabullit elektrik qe furnizonte me rryme rrjetin e ndricimit te jashtem te keshtjelles se qytetit. Kjo ka ndodhur ne ditet e para te ketij viti. Pas serise se vjedhjeve 21-vjecari te gjitha kabllot i ka shitur ne nje pike shumice ku grumbullohen hekurishte. I riu u arrestua per vepren penale te vjedhjes.                                p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›