Bonot e privatizimit, gati pagesa për legalizimin e ndërtimeve
07/03/2010 Nga data 12 mars qytetarët mund të paraqiten në sportele për derdhjen e detyrimeve
Brenda javës së ardhshme të gjithë qytetarët që duhet të paguajnë për të bërë legalizimin e banesave të tyre mund ta bëjnë me bono privatizimi. Tashmë, qeveria me miratimin e ligjit të ri i ka hapur rrugën këtij procesi dhe qytetarët e interesuar duke filluar që nga data 12 mars mund të paraqiten në sportele për të bërë pagesat përkatëse me bono privatizimi. Burime nga Agjencia e Legalizimeve bën të ditur dje se duke filluar nga data 12 mars, të gjithë qytetarët që kanë nisur procesin e legalizimeve dhe kanë kryer pagesën apo ata që ende nuk kanë nisur procesin, do të mund të vënë në përdorim edhe bonot e privatizimit. Në respektim të afateve ligjore qytetarët do të kenë tre muaj kohë për të kryer pagesën për legalizimin me bono, ndërsa pas kalimit të këtij afati shlyerja e detyrimit do të bëhet vetëm me para. Kjo mundësi nuk është vetëm për personat që po shkojnë për herë të parë për të bërë pagesën sipas përcaktimeve të ligjit, por ky favor është edhe për ata që tashmë e kanë mbyllur këtë proces. Ndryshe nga të parët, qytetarët që e kanë derdhur detyrimin financiar me para, duhet të paraqiten për të kryer edhe një herë pagesën me bono dhe të marrin kompensimin për pagesën që kanë bërë në monedhë. Përveç këtij favori, ligji pritet t’i japë një hov të ri vlerës së shitjeve të bonove të privatizimit në treg. Tashmë ky fenomen është i njohur, pasi kur Kryeministri Sali Berisha deklaroi se pagesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje do të bëhet me bono privatizimi, vlera e këtyre të fundit arri në 20 për qind nga vetëm 4 që ishte pak kohë më parë. Me pezullimin e këtij procesi, vlera e bonove u ul sërish në nivelin 8 për qind, por parashikohet që të rritet disa herë tashmë që pagesat do të rifillojnë. Ligji i ri parashikon si formë alternative pagese, për parcelën ndërtimore të objektit informal, bonot e privatizimit, krahas pagesës në lekë, në vlerë të plotë monetare. Poseduesit e objekteve informale me funksion banimi apo të përzier, të kualifikuara për legalizim, me hyrjen në fuqi të ligjit, kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për pagesën e parcelës ndërtimore me bono privatizimi
Llogaritja
Përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit, ndahen sipas vendndodhjes së objektit informal dhe sipas sipërfaqes së parcelës që kalon në pronësi të poseduesit të ndërtimit informal. Për objektet pa leje në zona informale (jashtë vijës kufizuese të ndërtimit) për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi.
Ndryshimi
Për objektet informale, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit (vija e verdhë) për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70 për qind të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², vlera e të cilave llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, pagesa mund të kryhet për deri 50 për qind të vlerës me bono privatizimi dhe pjesa tjetër me vlerën e tregut.