Tre shtetas tentojnë vjedhjen me mjet të vjedhur
07/03/2010 Sinjali i alarmit shpëton kompaninë
Rënia e sinjalit të alarmit ka shpëtuar nga vjedhja një pikë shumice në afërsi të qendrës së Durrësit. Tre persona janë vënë në hetim si të dyshuarit kryesor të kësaj tentative vjedhjeje, ndërsa malli ka shpëtuar së bashku me makinën e vjedhur për të kryer aktivitetin e paligjshëm. Ngjarja ka ndodhur rreth 2 orë pas mesnate në afërsi të tregut fshatar të qytetit në një pikë tregtimi me shumicë. Kompania kishte vendosur sistem sinjalizimi dhe kjo ka mundësuar zgjimin e banorëve të lagjes, të cilët kanë përcjellë sinjalin në sallën operative. Dëshmitarë të ngjarjes thonë se në këtë vjedhje të pikës së shumicës që është ngjitur me parkun sportiv dhe palestrën kanë konfirmuar për policisë se kanë qenë 3 vetë në tentativën e vjedhjes. Duhet të ketë qenë ora rreth 01.40 koha kur hajdutët, duke përfituar nga moti shumë i keq i një nate më parë, kanë provokuar hapjen e derës dhe pasi kanë mundur të bëjnë këtë veprim janë ndier të sigurt për vjedhjen e planifikuar. Fillimisht, sipas pohimeve policore, mësohet se tre hajdutët kishin vjedhur tek rruga pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit sh.a një mjet tip Benz Mercedez 240 me targa DR 5372 B. Me anë të këtij mjeti do të realizohej edhe transporti i mallit për t’u tregtuar në pika të tjera. Dyshimet paraprake kanë shtyrë policinë të kërkojë autorët jo shumë larg nga vendi i ngjarjes. Hajdutët kanë menduar se moti i errët, me shi dhe erë shumë të fortë, mund të favorizonte qëllimin e tyre. Mjeti i vjedhur tek ujësjellësi ishte parkuar në trotuar para dyqanit për të transportuar mallin e vjedhura. Në kohën që kanë shqyer qepenin, ka rënë sinjali i alarmit dhe kjo ka mjaftuar për të mos u dhënë mundësi hajdutëve të kryenin grabitjen e mallit. Në çastet kur është afruar policia, tre personat e dyshuar për vjedhjen janë larguar me vrap në drejtime të ndryshme. Banorët e lagjes kanë dhënë disa detaje për t’i dhënë policisë të dhëna për autorët dhe identifikimin e tyre.