E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen pasuritë e supermashtruesit amerikan

Uashington - Pasuria e fëmijëve dhe vëllait të supermashtruesit të Wall Street, Bernard Madoff, është bllokuar nga një vendim i Gjykatës së Lartë Amerikane. Madoff ka mashtruar investuesit e thuajse gjysmës së botës, duke përfituar kështu një shifër prej 60 miliardë dollarësh.

Urdhëri i lëshuar nga Gjykata e Lartë ndalon shitjen e shtëpive dhe transferimin e parave, të cilat janë në pronësi të dy fëmijëve dhe vëllait të ish-financierit. Ata dyshohen se kanë pasur rol në mashtrimet e Bernard Madoff.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›