Rama ‘sulmon’ Berishën
Tirana -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot se qeveria ka rritur barrën fiskale ndaj biznesit të vogël, duke theksuar se ky biznes paguan sa ai i madh. ”Nuk ka asnjë barrë të rritur fiskale mbi sipërmarrjen e vogël, përkundrazi biznesi i vogël sot ballafaqohet përvec efektetit të krizës por edhe me tatimin mbi fitimin, që është një tjetër taksë e re e qeverisë”- tha Rama. Ai ka akuzuar qeverinë, se po sillet në mënyrë të përgjegjshme në raport me pushtetin vendor dhe sipërmarrjen duke hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Berisha se pushteti vendor rriti taksat për biznesin.
Kreu socialist shtoi se Berisha nuk mbajti premtimin e dhënë në 2005 ndaj biznesit të vogël për t’i përgjysmuar taksat. “Nga njëra anë në 2005 Berisha u mori votën bizneseve të vegjël duke u premtuar përgjysmimin e taksave, sot ai i takson me 10 % tatim mbi fitimin”-tha Rama, njëkohësisht kreu i Bashkisë së Tiranës.
”Sot në këtë kohë krizën globale e cila po prek dalë ngadalë edhe Shqipërinë, nuk duam të vëmë alarmin, por është koha për të parë sesi të tjerët po e mbështesin pushtetin vendor. Berisha e qeveria ko vetëm që nuk bëjnë asgjë në drejtimin e duhur. por po rrisin në mënyrë të papërballueshme barrën për biznesin e vogël si dhe malin e akuzave dhe shpifjeve ndaj zyrtarëve që qeverisin pushtetin vendor”-tha më tej kreu socialist.