Të përndjekurit, PSD akuza
Tiranë -Partia Socialdemokrate deklaroi sot se maxhoranca nuk është aspak e përkushtuar për të dëmshpërblyer ish-të përndjekurit politikë. Në një konferencë për shtyp nga kjo parti, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Diana Çuli, tha se, “mazhoranca solli edhe një herë në Kuvend një projektligj, i cili dëshmon se, kjo mazhorancë nuk është aspak e shqetësuar për të kompensuar të përndjekurit politikë, por i përdor këta të fundit për propagandë dhe për fushatë elektorale.”
“Ky projektligj i fut në një kategori patriotët e intelektualët e ndershëm të dënuar nga diktatura, me bashkëpunëtorët e fashizmit dhe të nazizmit”-theksoi Çuli.
Një ditë më parë, Kuvendi miratoi në parim dhe nen për nen disa ndryshime në ligjin "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist", ndërkohë që votimi në tërësi do të bëhet në séance e ardhshme. Opozita nuk mori pjesë në votim në shenjë kundërshtimi ndaj projektit të qeverisë.