Bllokohen rrugët në veri

Serbët e veriut kanë vendosur pengesa në Rudare afër Zveçanit për të penguar shkuarjen e doganierëve dhe policisë kufitare të Kosovës në vendkalimin kufitar në Jarinje.
Po ashtu edhe rruga magjistrale Mitrovicë-Zubin Potok që çon në vendkalimin kufitar në Bërnjak është bllokuar.
Serbët kanë vendosur pllaka të betonit në rrugën drejt Jarinjës duke detyruar automjetet të kalojnë në mes tyre.
Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, qytetarët nuk do të lejojnë që përfaqësuesit e institucioneve kosovare të kalojnë në veri për të vendosur kufirin./Indeksonline/