Haradinaj mirëpret fondin për veriun

Formimi fondit për veriun është një veprim i mirë, që do të ndikojë në zhvillimin e veriut të Kosovës.
Kështu ka deklaruar kryetari i AAK-ës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi që ka zhvilluar me Kryetarin e Graçanicës, Bojan Stojanoviq, raporton RTK.
Me këtë rast Haradinaj ka përshëndetur takimin e paralajmëruar midis presidentes së Kosovës me homologun e saj serb, duke thënë se kjo do të ndikojë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve./Indeksonline/