Rezoluta, “Shqipëria e Bashkimit Kombëtar” bojkoton Kosovën në Bruksel

Kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi rezolutën: “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Europës”, me 115 vota pro, 11 kundër dhe 5 abstenim: asnjë prej deputetëve të delegacionit shqiptarë nuk mori pjesë.
Çështjen e ka ngritur deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilit i kishte bërë shumë përshtypje që në një ngjarje kaq të rëndësishme si votimi i rezolutës së Kosovës në Asamblenë të mungojë delegacioni Shqiptarë, kur dihet ndikimi i madh në numra i Rusisë, deputetë të së cilës edhe sot votuan kundër kësaj rezolute, raporton “Java”.
Në vijim gazeta “Java” ironizon më shprehjen e bashkimit kombëtar, duke thënë se më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë politikanët shqiptarë “mbushin” gojën më këto fjalë, ku në momentin kur Kosova pati më shumë nevojë, zyrtarët munguan, e bojkotuan seancën.
Asambleja e Këshillit të Europës në Strasburg votoi dy ditë më parë rezolutën për Kosovën, e paraqitur nga deputeti socialist nga Suedia, Bjorn Von Sidow, ku rekomandimi kryesor i saj është vënia e kontakteve direket ndërmjet KiE dhe Kosovës. /Indeksonline/