Selmani: Po presim të na kthehet një ministri

Shefja e Grupit Parlamentar të AKR-së, Myzejene Selmani ka deklaruar se Aleanca Kosova e Re po pret mbajtjen e Kongresit të Përgjithshëm të PDK-së për të marrë vendimin lidhur me koalicionin. Ajo tha se AKR-ja nuk e ka problem nëse del në opozitë. Selmani ka kërkuar qe PDK-ja duhet tu a jap një ministri, por sipas sajë për AKR-në nuk është e rëndësishme se cila ministri do iu takoj porse është e rëndësishme që marrëveshja për koalicion të respektohet.
“Nuk e kemi problem edhe nëse dalim në opozitë nëse nuk na epet edhe një ministri”, ka thënë Selmani, ka deklaruar Selmani.
Ndërkohë Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci duke komentuar deklaratat e Selamit ka thënë se koalicioni është stabil dhe se largimi i Ministrit Çeku nga PSD-ja është çështje e brendshme KKR-së.
“Unë besoj shumë në bashkëpunimin korrekt të zonjës Selmani , do të vazhdojmë bashkëpunimin deri në fund të mandatit dhe normalisht ne shpresojmë që do të jemi partnerë edhe në mandatin e ardhshëm”, tha Grabovci. /Indeksonline/