E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen rruget nga bora reshje intensive ne Korce Diber dhe Kukes

Gjysma e vendit eshte perfshire nga reshje te fuqishme bore. Shume akse kryesore dhe dytesore jane bllokuar dhe pse po punohet per hapjen e tyre. Gjendja me veshtire paraqitet ne qarkun e Korces, Peshkopise dhe Kukesit.
Ne zonen e Korces trashesia e bores varion nga 20 cm deri ne 40 cm dhe sipas informacionit te policise, aksi Germenj-Leskovik eshte i bllokuar dhe po punohet per hapjen e saj. Korce – Qafe Plloce – Qafe Thane e kalueshme me zinxhire, por me shume veshtiresi. Edhe Korce – Bilisht – Kapshtice kalohet me shume veshtiresi.

Mjaft e veshtire paraqitet gjendja ne Peshkopi. Rruget e komunave, por edhe disa akse kryesore. Peshkopi- Tirane, Peshkopi Kukes jane te kalueshme, por me veshtiresi, kurse Peshkopi- Librazhd thuajse e bllokuar. Trashesia e bores arrin 30 cm ne rruget nacione dhe 60 cm ne zonat e thella.
Nga qarku I Shkodres raportohet per komuna te bllokuara ne Puke dhe ne Malesi te Madhe. Disa rruge jane te bllokuara, por autoritetet vendore thone se po mbajne ne kontroll situaten.

Ne qarkun e Kukesit trashesia ka shkuar 40 cm brenda ne qytet dhe 60 cm ne rrugen e Kombit. Kalimi ne kete aks eshte mjaft i veshtire dhe behet vetem me zinxhir. Te gjitha rruget e tjera rurale jane te bllokuara. 
Reshje bore edhe shiu ka edhe ne rrethe te tjera, por ende nuk paraqiten probleme serioze.

Policia e Shtetit informacione mbi gjendjen e rrugëve në vend
Policia e Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm
dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për:
1. Respektimin e normave të shpejtësisë.
2. Mospërdorimin e pijeve alkoolike.
3. Përdorimin e rripit të sigurimit.
4. Shmangien e parakalimeve të gabuara.
5. Përdorimin e kaskave mbrojtëse.
6. Përdorimin e dritave jo verbuese.
7. Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Në çdo rast qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si dhe numrit 126.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Ndërkohë me qëllimin parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore.

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore rezulton se ka
vështirësi në qarkullim kryesisht në zonat malore të vendit, konkretisht:

Në qarkun Kukës:
Momentalisht bien reshje dëbore, trashësia varion nga 40 cm në Kukës
në 60 cm në lartësitë mbi 800 m, gjendja e akseve rrugore është si më
poshtë:
1. aksi rrugor Morinë – Klimash i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6. aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm,,
7. aksi Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
8. aksi Kukës - Topojan i pakalueshëm,
9. aksi Kukës – Ujmisht - Lusën i pakalueshëm,
10. aksi Lusën–Bushtricë-Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,
11. aksi Kukës – Shëmri i pakalueshëm,
12. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
13. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha
akset nacionale në këtë qark. Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin
pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha
akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
Momentalisht bien reshje dëbore, trashësia varion nga 40 cm deri në
60 cm, gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë me
vështirësi në disa segmente.
2. aksi rrugor Klos – Burrel - Ulzë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Shupenzë – Ostren i pakalueshëm,
4. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8. aksi Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm,
Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
Trashësia e borës në zonat malore është mbi 30 cm, situata e akseve
rrugore paraqitet si vijon:
1. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm në disa segmente me zinxhirë,
2. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë një sens,
3. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
4. aksi Fushë Arrës – Gjegjan i kalueshëm me zinxhirë me një sens,
5. aksi Gjegjan - Shpal i pakalueshëm,
6. akset Koplik – Razëm i pakalueshëm,
7. aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme,
8. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
9. aksi Qafë Mali – Dardhë - Fierzë i pakalueshëm,
10. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm,
Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Fan – Kalimash me zinxhirë,
2. aksi rrugor Mirditë – Shpal i kalueshëm me zinxhirë në disa segmente,
3. aksi Shpal – Gjegjan - Fushë Arrës i pakalueshëm,
4. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme,
Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e
automjeteve është e kalueshme, po bashkëpunohet me entin pronar të
rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorjeve, kryesisht në Autostradë.

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Përrenjas - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Librazhd – Bulqizë i pakalueshëm,
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë - Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm me
zinxhirë pasi ka ngrica,
2. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë i pakalueshëm,
3. aksi rrugor Korçë – Voskopojë i pakalueshëm,
4. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi Korçë – Goricë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1. Në disa komuna të Skraparit ka vështirësi në qarkullim,
2. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë në disa segmente,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. Në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, pasi ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi me
entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›