Gjyqtari i kerkon falje Dortmundit

Përveçse një shembull sportiv dhe ekonomik, Gjermania është edhe një shembull i “fair play”-t. Nuk ndodh zakonisht që një gjyqtar të kërkojë falje pasi ka gabuar.
Kjo ndodhi me Volfgang Stark. “Bilbili” nuk hezitoi të bënte “mea culpa” pasi akordoi karton të kuq dhe 11-metërsh, që ndikuan në humbjen 3-2 të Borussia Dortmund përballë Ëolfsburg.
Kampionët e Gjermanisë po kryesonin, por gjyqtari ishte protagonist në aksionin që ndryshoi rrjedhën e takimit. Ai ndërshkoi me karton të kuq Schmelzer, edhe pse topi nuk u prek me dorë.
Kjo konfirmohet nga pamjet filmike dhe pasi ndoqi aksionin, edhe Stark u bind për gafën.
“Duhet të kërkoj falje. E pashë aksionin dhe e pranoj që kam gabuar. Nuk duhej të kishte ndodhur. Penalltia dhe kartoni i kuq nuk ekzistonin”, pranoi Stark.
Federata Gjermane ende nuk ka marrë masa ndaj gjyqtarit, por pas fjalëve të tij vendosi të mos e skualifikonte me asnjë ndeshje mbrojtësin Schmelzer, për të mos e dëmtuar më shumë Dortmundin.