E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen sërish makinat e EULEX-it në veri të Kosovës

MITROVICË - Automjetet e EULEX-it janë penguar sërish sot nga serbët lokalë, që të lëvizin në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një komunikate për media Policia rajonale ka bërë të ditur se një grup prej 30 personash kanë mbajtur të bllokuar për rreth një orë rrugën magjistrale në drejtim të pikës kufitare në Bërnjak, duke kundërshtuar lëvizjen e automjeteve të EULEX-it.
Një situatë e ngjashme, është regjistruar sot rreth orës 10 edhe në fshatin Banov Do, të komunës Zveçanit, raporton Koha.

Konvoji i EULEX-it, me gjashtë vetura, një maunë dhe një kamion, janë penguar dhe ndaluar për qarkullim në drejtim të Zveçanit.
Nuk raportohet për ndonjë incident, ndërsa njësitë policore të stacioneve përkatëse janë në vendin e ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›