Francë, Sarkozy ofendohet dhe qëllohet me vezë
PARIS - Dy muaj para zgjedhjeve presidenciale të 22 prillit, në të cilat shpreson që të konfirmohet si kryetar i shtetit francez për të dytën herë, Nikolas Sarkozy është ofenduar dhe qëlluar me vezë dhe dhjetëra qytetarë.
Incidenti ndodhi në rajonin Bask të Francës, ku Sarkozy ishte ndalur në kuadër të turit të tij në të gjithë vendin.
Sipas mediave franceze, autorë të ngjarjes ishin disa nacionalistë baskë të cilët ishin të inatosur nga arrestimet e terroristëve të ETA-s. Si pasojë e sulmit presidenti francez u detyrua të fshihej në një bar aty pranë për më shumë se një orë.
Vetë Sarkozy ka dënuar incidentin ndërsa u shpreh mjaft i indinjuar që edhe militantët socialistë u rreshtuan përkrah separatistëve baskë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)