Reformat, të gjitha në një
Përpara pak muajve, kur përfaqësues të të dyja partive politike kryesore sapo fi lluan të ulen në një tryezë të përbashkët për të hartuar tezat e reformës zgjedhore, ndonjë komentator i njohur për mbështetjen e tij ndaj mazhorancë nxitoi të shkruante se politika shqiptare hyri në normalitet. Të tjerë, midis të cilëve edhe autori i këtyre radhëve, këtij vlerësimi i vunë një pikëpyetje të madhe. Jo për të bërë kritizerin e nismave premtuese, por për të theksuar, që një apo dy javë të vetme diskutimesh nuk mund të përbënin kohë të mjaftueshme për të pritur domosdoshmërisht rezultate pozitive, qoftë edhe në një drejtim të vetëm, por mjaft të rëndësishëm, që të shpie në krijimin e një kuadri të plotë ligjor për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Atëherë dyshimi mbështetej më së shumti në praktikën e zhvilluar apo të provuar nga një mazhorancë parlamentare e udhëhequr prej një kryeministri, që në vazhdimësi, me konsekuencë e intensivisht ka pretenduar dhe vepruar që të mbajë në vetvete me forcë e dredhi pushtet të përhershëm, të pamerituar dhe të pakufizuar. Dhe, këtij synimi i kanë shërbyer edhe retorikat e pafundme të tij, për të gënjyer në mënyrën më të paskrupullt mbi arritjet e mëdha në qeverisjen e tij, si edhe për të injoruar, përgojuar e përçmuar opozitën dhe liderin e saj. Ndonëse, në kohën tonë dhe në të gjitha vendet që përqafojnë demokracinë, çdo pushtet politik është apo konsiderohet pa dyshim edhe pushtet juridik, domethënë i bazuar në të drejtën, në një kontekst marrëdhëniesh të ndërsjella kufizimi e varësie të organeve të larta të shtetit.
Tani po verifikohen dhe justifikohen plotësisht shqetësimet e ngritura hap pas hapi për realizimin në kohë dhe me cilësi të disa reformave të domosdoshme, pra jo vetëm të asaj zgjedhore, por edhe të reformës parlamentare, veçanërisht të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, të sfidave integruese të drejtësisë, për zgjidhjen e çështjes së pronave etj. Po verifikohen dhe justifikohen plotësisht, përderisa ende Kuvendi i Shqipërisë vazhdon të ketë të njëjtin konfigurim, mbi njërin krah të të cilit vërtiten retë e frikës dhe në tjetrin qarkullon kurajoja për të vështruar e përgatitur për popullin një të ardhme më të mirë; përderisa Qeveria vazhdon ta gremisë vendin në humnerë dhe Kryetari i saj sposton rregullisht përgjegjësitë te opozita politike; përderisa shumica parlamentare e brishtë mbahet si akrobatët në fije të perit dhe lideri i saj kërcënon pareshtur që këtë fije të holluar ta shndërrojë në litar të trashë rreth qafës së kundërshtarëve të vet.
Me këtë sinoptikë të zymtë hyri marsi i 2012–ës dhe nga 12 rekomandimet e Komisionit Europian të ridhëna për Shqipërinë në nëntorin e shkuar, pas refuzimit për të dytin vit radhazi të statusit zyrtar të kandidatit të këtij vendi për anëtar në Bashkimin Europian, vetëm njëri është plotësuar, pa zvarritur më tej miratimin dhe me marrëveshje të të dyja palëve kuvendore. Fjala është për Avokatin e Popullit, i cili ligjërisht nuk gëzon asnjë të drejtë vendimmarrjeje, pavarësisht mënyrave jo fort efektive të reklamimit që kërkon t’i bëjë vetes personi i zgjedhur. Sidoqoftë, nëse disa ambasadorë të akredituar në Tiranë nuk lënë pa e përmendur ndonjëherë këtë arritje, nuk mund të mos kuptohet që ata e artikulojnë atë më tepër si një shembull për mundësinë e konsensusit, sesa si një bazë e fortë për plotësimin e mëtejshëm të prioriteteve të përcaktuara.
Kështu, qysh gjatë zhvillimit të punimeve të disa komisioneve parlamentare, sidomos të Komisionit të Ligjeve, Administratës Publike dhe për të Drejtat e Njeriut, mazhoranca u është larguar si djalli nga temjani mjaft propozimeve të opozitës, duke i kundërshtuar apo hedhur poshtë ato një nga një dhe en bloc, pa asnjë analizë komplekse të ballafaqimit, pa shprehur qartazi ndonjë padobishmëri të tyre dhe pa asnjë argument juridik të mirëfilltë. Pra, për pothuajse të gjithë deputetët që qëndrojnë djathtas në skenën e teatrit tonë parlamentar, për sa kohë që rrezikohet e ardhmja e tyre në këtë rol dhe kufizohet pushteti i kryeministrit aktual të vendit, termi ‘reformë’ në thelb nuk mund të nënkuptojë veçse qëndrim stanjativ në gjendjen e mëparshme, nëpërmjet shtimit të një koleksioni të thjeshtë ligjesh, pa u rrezikuar siguria e një sëre të dyshimtë individësh që përpiqen me të gjitha format dhe mjetet për të mbetur përjetësisht imunë ndaj konkretizimit dhe veprimit progresiv të parimeve kyçe të ndërtimit të shtetit në kohët moderne.
Megjithëse aty nga fundi i vitit të kaluar, prej Komisionit Europian iu bë thirrje politikanëve shqiptarë, më së pari qeverisësve të këtij vendi, që të mbajnë premtimin për hartimin e reformave të domosdoshme integruese, zhvillimet e deritanishme të kujtojnë batutat e ministrit tonë të Jashtëm dhe asaj të Integrimit, që të ulur në kancelaritë e Brukselit i pëshpëritnin njëri- tjetrit: “Kush dëgjon tani këta!”. Pra, çakëlli vesh i tyre nuk ka ndërmend të afrohet më shumë, për të dëgjuar propozimet e opozitës mbi domosdoshmërinë, për shembull, të sanksionimit në Kodin Zgjedhor të ndëshkueshmërisë së komisionerëve që grabisin, fshehin dhe manipulojnë votat e elektoratit; të shtimit në Kodin Penal të dënimit deri me 10 vjet burg të personave zyrtarë që falsifikojnë statistikat zyrtare; të përcaktimit në Rregulloren e Kuvendit si normë parlamentare të votimit të fshehtë për të gjitha çështjet që artikulojnë emra individësh etj.
Flakja brutalisht të këtyre që përmendëm dhe disa propozimeve të tjera prej mazhorancës nga tryezat e diskutimeve, me pretendimet e diktuara nëpërmjet kryeministrit, i cili deklaron përpara kamerave, se nuk ka gjyqtar të dënojë komisionerët hajdutë të votave që ia servirin ato vetë atij në tabakanë e argjendtë të pushtetit, nuk mund të mos jetë tronditëse edhe për deformimin e theksuar regresiv që i bëhet rendit juridik dhe shoqëror të këtij vendi. Tronditëse, sepse deklarata të tilla anakronike synojnë të na mbushin mendjen që sovraniteti është uzurpuar plotësisht në duart e një kryeministri, apo bashkë me ‘të edhe te një grup deputetësh që ai i tërheq për hunde. Mirëpo, as Parlamenti në tërësi, le më pastaj një pjesë e tij, nuk mund të prezantohet me tiparin kryesor të ekzistencës së shtetit. Sepse, pa mohuar rolin parësor të Kuvendit në strukturën e organeve të larta të Republikës së Shqipërisë, Kushtetuta që në nenin 2 të saj, shprehet qartë se sovraniteti i takon popullit, i cili e ushtron atë nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti. Njëherazi, gjithçka e tillë synon të fshijë përcaktimin e pranuar në rrafsh universal, sipas të cilit, një demokraci e tipit kushtetues është një demokraci që nuk ia fal të gjithë pushtetin shumicës, se pushteti i shumicës që është “shprehje funksionale” e parimit demokratik nënkupton vetvetiu - siç shprehej Hans Kelzeni - një opozitë, që duhet të jetë e njohur politikisht dhe e mbrojtur juridikisht; ajo është karakteristikë thelbësore, një kriter i regjimit demokratik.
Në këtë kuptim, është krejtësisht i pakuptimtë dhe pa asnjë efekt nëpër kancelaritë e Brukselit dhe të të gjitha shteteve të Bashkimit Europian pretendimi plot falsitet qesharak i një kryeministri si Sali Berisha, i cili ngre zërin, se është opozita ajo që po bllokon procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Dhe, kur i lëshon bubullima të tilla? Pikërisht kur diplomatët europianë të akredituar në Tiranë shprehen publikisht, se nga opozita kemi parë propozime konstruktive dhe tani presim reagimet e Partisë Demokratike; pikërisht kur Serbia fiton statusin e kandidatit në BE; pikërisht, edhe pas disa orësh, kur opinioni publik merr nga të dyja veshët mesazhin e fortë të Komisionerit për Zgjerimin e BE–së për politikën shqiptare, që kjo të rrisë bashkëpunimin në realizimin e reformave integruese dhe përafruese me Bashkimin Europian, duke paralajmëruar që nuk do të ketë dhënie statusi për Shqipërinë pa plotësuar 12 rekomandimet përkatëse.
Në këto kushte, asnjë faktor progresist nuk mund të pajtohet në përgjithësi me zhvillimet tona politike të brendshme, veçanërisht me shkarjen apo largimin e vendit tonë nga rruga drejt familjes së përbashkët kontinentale. Të gjitha reformat, jo vetëm që duhet të kryhen sa më shpejt, por edhe nuk mund të merren në konsideratë të cunguara në vetvete dhe as të shkëputura nga njëra–tjetra. Ato bashkërisht mund të vështrohen dhe ndjehen në një të vetme. Dhe, si të tilla, mund të ndikojnë për forcimin e shtetit të së drejtës, që është një nga tre kriteret kryesore të Kopenhagenit, për zgjerimin e Bashkimit Europian.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)