Bllokohet Tiranë-Elbasan, protestë në Bërzhitë
TIRANË- Banorët e Bërzhitës kanë bllokuar rrugën Tiranë-Elbasan, në shenjë protestë për kompensimin e pronës që do të merret për ndërtimin e rrugës.
Banorët e mbledhur mëngjesin e sotëm i bëjnë apel qeverisë të rishikojë situatën, të bëjë kompensimin e tokës që merret me cmim të përafërt me çmimin e tregut.
Kërkojmë ngritjen e një komisioni nga komuna të vlerësojë sa është sipërfaqja për secilin pronar dhe komuna të negociojë me qeverinë për një cmim më të mirë të tokës. Cmimi të jetë të paktën i përafërt me çmimin e tregut dhe jo 300 lekë të vjetra që e caktojnë. Pasi çmimi i tregut është minimumi dhjetëfishi dhe lekët të jenë parapagim- thonë banorët.
Banorët kërkojnë të kompensohen me vlerë të kënaqshëm të kenë mundësi të strehohen dhe të blejnë tjetër truall për të kompensuar atë që u merret për ndërtimin e rrugës.
