Banorët e Bërzhitës bllokojnë rrugën: Çmimi i pronësimit, qesharak. Të rivlerësohet me çmimin e tregut
Banorët e komunës Bërzhitë kanë dalë sot në një protestë për çmimet e shpronësimit të tokës ku kalon aksi rrugor Tiranë-Elbasan.
Ata kanë protestuar paraditen e sotme duke bllokuar rrugën dhe duke penguar lëvizjen e automjeteve në të dyja drejtimet.
Sipas banorëve, toka e tyre nuk është vlerësuar me çmimin e tregut, por i është vënë një çmim qesharak.
Ata shprehen se në lidhje me këtë u kanë bërë disa herë kërkesa autoriteteve shtetërore, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, të cilat kanë zhbllokuar rrugën.