Kuvendi vote pro marreveshjeve per bypassin e Fierit Vlores dhe rrugen Tirane-Elbasan

Kuvendi diskuton pr/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huaj ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim BERZH, për financimin e projektit të by pass të rrugës të Fierit dhe të Vlorës”
Minsitri i Financave Ridvan Bode tha se By-Pass i Fierit do të lidhë pjesën nga hyrja në qytetin e Fierit deri në pjesën e autostradës Levan-Vlorë me një total investimesh prej 150 milionë euro. Për By passin e Fierit dhe të Vlorës është investuar 10% e shumës së aksit Veri-Jug, për të cilin janë investuar 1.5 miliardë euro dhe kushtet e kredisë për By-Pass-et janë të buta.
“Bypass-i i Fierit ka një gjatësi 22 km dhe kushton 60 milionë euro, ndërsa By-Passi i Vlorës do të nisë në vitin 2013 dhe do të përfundojë në 2015, por nëse ka probleme me shpronësimet afati më i madh i mundshëm i përfundimit është viti 2016”-u shpreh Bode
Ndërsa deputeti i Partia Socialiste Arben Malaj ngriti shqetësimin se projekti i by- pass Fier dhe Vlorë nuk mund të përfundohet në kohë dhe është në prag të dështimit. Sipas tij:
“Është e qartë që projekti Fier- Vlorë është në rast dështimi. Në këtë parlament janë miratuar marrëveshjet financiare për të dyja akset, dhe nuk janë bërë fjalë që vetëm janë vonuar. Vonesat në akset Fier –Vlorë dhe Fier-Tepelenë sepse ministri e devijoi me projektin”- tha Malaj.
Nga ana e tij Ministri Olldashi tha se ka pasur një problem për Levan- Vlorë dhe e vetmja mënyrë për të zgjedhur ishte devijimi pasi autostrada prekte pjesën arkeologjike të qytetit të Apollonisë. Olldashi akuzoi se opozita po hedh spekulime.
“Projekti i BE ka kosto reale. Për pjesën e Apollonisë ka kosto të përcaktuar qartë. Nuk ka asnjë problem në investimet publike në Shqipëri. i vetmi problem që keni ju Malaj është se doni të tregoni radikalizëm”- u shpreh Olldashi duke e cilësuar Bypass-in e Fierit një projekt të suksesshëm. Nga ana e tyre, socialistët edhe pse kishin dhënë votën pro në komisione, për marrëveshjet financiare për ndërtimin e bypasseve të Fierit, Vlorës, si dhe për rrugën Tiranë-Elbasan, gjatë seancës parlamentare nuk i kanë kursyer debatet e gjata. Marrëveshja prej 50 milion dollarësh u vlerësua si një kredi e mirë nga socialistët, por tashmë pyetja e tyre është pse kaq lirë, pse tuneli i Kalimashit kushtoi më shumë.Orë të tëra debat u finalizuan me atë që pritej: me një votë pro edhe të opozitës ndaj këtyre marrëveshjeve finanaciare për segmentet e rëndësishme të infrastrukturës së vendit bypasset e Vlorës e Fierit dhe rrugën Tiranë-Elbasan.