Bllokohet aksi Gramsh-Korçë, shkëmbi slejon kalimin e mjeteve mbi 5 ton
Gramsh- Si pasojë e rrëshqitjes së gurëve aksi rrugor Gramsh-Korçë prej tre ditësh është i bllokuar për mjetët e rënda. Mësohet se në këtë aks mund të kalojnë vetëm automjetet nën 5 ton, pasi prania e inerteve në rrugë e bën të pamundur kalimin e tonazhit më të rëndë.
Për pasojë të shembjes së një shkëmbi pranë fshatit Bërsnik, rruga është bllokuar. Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga kjo situatë, një punonjës i mirëmbajtjes të rrugëve është i vetmi që po punon në vendin e ngjarjes.
Kjo nuk është hera e parë që rrugët bllokohen për shkak të rrëshqitjes së dherave e inerteve sepse në shumë rrugë mungojnë rrjetat mbrojtëse në faqet e maleve.