Zbardhet vrasja në taksi, autori do ti ekzekutonte që më pas ti grabiste
Përmet- Jetjon Veizaj kishte për qëllim vrasjen e taksistit e bashkëpasagjerit dhe më pas grabitjen e tyre.
Kështu njoftojnë autotritetet policore se ka thënë i dyshuari gjatë deklarimit në komisariat teksa ka pranuar vrasjen e një personi brenda në taksi ditën e hënë.
26-vjeçari i cili u arrestua mbrërmjen e djeshme nga policia e Gjirokastrës ishte një person me precedentë të mëparshëm penal.
Pas një operacioni njëditor për kapjen e tij, më në fund, mbrëmjen e së martës, në hyrje të Këlcyrës, Jetjon Veizaj u kap nga policia ku gjatë tentativave, 26-vjeçari plagosi edhe një efektiv policie pasi mësohet se u ka bërë rezistencë forcave blu. Në momentin e ndalimit 26-vjeçarit iu sekuestruan një pistoletë, dy thika, një maskë dhe një çekan. Më parë ai mësohet se ka grabitur me armë varësen një gruaje.
Të hënën, Andi Naçi 27-vjeç u ekzekutua me armë në Këlcyrë brenda në taksi nga bashkëpasagjeri i tij, Jetjon Veizaj.