E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet aksi rrugor Gramsh-Korçë

Shkak janë bërë rrëshqitjet e shumta të dherave si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit. Të bllokuara kanë mbetur komunat Kukur, Lenija dhe Kodovjat.

Nga bllokimi i rrugës, mësues të shumtë nuk kanë mundur të shkojnë në shkollat e këtyre komunave, për pasojë është cenuar procesi i rregullt mësimor. Nuk dihen ende masat e marra nga pushteti vendor për zhbllokimin e kësaj situate.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›