Minatorët përplasen me policinë në Kryeministri

Minatorët përplasen me policinë në derën e Kryeministrisë. Ata kanë kërkuar të takojne Kryeministrin duke tentuar të hyjnë me forcë në institucion. Pas dy orësh protestë 7 minatorë kanë zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit, Genc Pollo. Minatorët janë në protestë sepse kërkojnë të marrin statusin e minatorit. Ata kërkojmë pensionin minimal 250 mijë lekë të vjetra dhe që mosha e daljes në pension të jetë me e ulët se 50 vjeç.