Arrestohet në Tiranë i kërkuari nga FBI-ja
Gazmir Gjoka është arrestuar në Tiranë, pasi është shpallur në kërkim nga FBI-ja amerikane. Më 12 mars të këtij viti, një gjykatë në New Jersy ka vendosur masën e arrestit për burg ndaj Gjokës.
Ai akuzohet si i përfshirë në trafik droge. Shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia amerikane, por duket se ai ka gjetur strehë në vendin e tij. Tashmë pritet të bëhet ekstradimi i tij drejt Shteteve të Bashkuara.