Vrasja në Tiranë, shoqërohen 27 persona në polici
Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, tha se 38-vjeçari Visha, person me precedent penal, jetonte në Greqi për shkak të një hasmërie në vitin 1997.
Policia po punon për të identifikuar autorin e kësaj vrasjeje, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8 gëzhoja, që dyshohet se i përkasin armës automatik tip "Sharrs", me të cilin është qëlluar ndaj Vishës.
Sipas burimeve të policisë, 38-vjeçari Visha, në nëntor të vitit 1997 është arrestuar si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e shtetasit Njazi Pëllumbit, në fshatin Vilcë të Tiranës, autorësinë e të cilës e ka marrë Mine Pëllumbi, e shoqja e viktimës.
Arben Visha, emigrant në Greqi, u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme, pranë vendit të quajtur Kafja e Rremës, në verilindje të kryeqytetit, pranë banesës së tij.