Bllokohet aksi rrugor Qafë Mali- Tropojë
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, Nuredin Ahmetaj, i cili ka deklaruar se 20 automjete qëndrojnë të bllokuara në të dyja anët e urës që lidh Tropojën me pjesën tjetër të vendit. Policia nuk lejon kalimin e automjeteve për në pjesën tjetër. Theksojnë se ura nuk ka probleme, por ka pasur bllokime në rrugë. Ai ka deklaruar se aktualisht ndodhet vetëm një fadromë që ka nisur punimet për të zhbllokuar rrugën. Kjo rrugë vazhdon të jetë e bllokuar që prej ditës së djeshme, lajmi i cili është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Transporteve.“Qarkulli për në Tropojë do të bëhët duke ndjekur trajektoren Kukës- Kam- Sopot- Bajram CurriEkspertet e Drejtorise së Përgjithshme të Rrugeve dhe te sherbimit gjeologjik janë aktualisht në Fierze per te identifikuar dhe per të zgjidhur problemin. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka marre të gjitha masat që aksi të jëtë sa me shpejt lirshëm për qarkullim”, theksoi dje zëdhënësja e MPPTT-së.